Πέμπτη 18 Νοεμβρίου 2010

Anekdota

Në një udhëtim, një vajzë e bukur, siç ishte me një këmbë të ngritur në mbrojtësen e anijes, në një tundje të papandehur të anijes bie në det. Menjëherë një i moshuar hidhet dhe ai në det dhe pastaj për shumë orë përpjekje me dallgët, e shpëton vajzën.
Kapiteni, që të nderoj heroin bëri një festë gjatë të cilës udhëtarët me fjalë, duartrokitje dhe fjalime të ndryshme vlerësuan aktin shpëtues të të moshuarit. Në fund, kur entuziazmi u rrit, i kërkuan të thotë dhe ai disa fjalë. Ai u ngrit dhe midis fjalëve të tjera tha:
- T’ju them, të dashur miqtë e mi, atë që do të doja më shumë nga çdo gjë të mësoj është cili më shtyti dhe rashë në det...
- - - - -
Kthehet njëri nga mërgimi. Sapo hynë në shtëpi, fëmijët i hidhen në qafë.
- Babi, çfarë na ke blerë?
- Për ty djali im... kam blerë një biçikletë.
- Për ty vajza ime... kam blerë disa kukulla.
Gruaja e pyet:
Për mua çfarë ke blerë?
Burri:
T’i hyr në dhomë.
Gruaja futet.
- Mbylle derën, mbylli dritaret dhe perdet, fike dritën... Shiko se çfarë ore me drita të kam blerë!
- - - - -
Gruaja:
Shpirt... Ç'farë po kërkon?
Burri:
Asgjë.
Gruaja:
Si asgjë... ?Ke një orë që po lexon çertifikatën e martesës!
Burri:
Thjesht po kërkoja datën e skadimit.
- - - - -
Gjyshi i Ioanës fle në holl, gërthet me zhurmë. Në një çast që hyn mamaja në holl, shikon Ioanën të kthej volltat e gjyshit të saj. E çuditur atëherë, e pyet:
- Pse e bën atë, Ioana?
Dhe Ioana:
- Kërkoj ndonjë stacion tjetër, sepse ky bën zhurmë!
- - - - -
Mami, mami, sot kam mbytur 4 miza të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore, i thotë djali i vogël mamit të tij.
Si e di ti se a janë mizat të gjinisë mashkullore ose femërore..? e pyet nëna e habitur...
Djali: 4 miza i mbyta tek pasqyra e 3 në shishe të rakisë..!
- - - - -
Një filipinez shet fshesa në Nju-Jork. Të gjithë banorët e lagjes blejnë fshesa nga ai, sepse i shet
lirë, vetëm 10 cent copa. Një ditë që shiste fshesat dëgjon i çuditur një zë: << Fshesa, fshesa të
mira! Pesë cent copa!>> Kthehet dhe shikon një patriotin e tij, të ngarkuar me fshesa. Mërzitet,
por nuk i thotë gjë. << Bari është i shtrenjtë sot. Nuk mund të shesë fshesa me pesë cent copa>>.
Kjo gjendje vazhdon për një javë dhe nga Filipinezi i parë nuk blen njëri fshesa. Atëhere ndalon
tjetrin dhe e pyet: - Më thuaj, ç ' farë bën që i shet kaq lirë? Unë vjedh barin, vjedh telin dhe prapë
mezi i shesë 10 cent. - Po, përgjigjet Tomi kurse unë i vjedh fshesat!
- - - - -
Një mësues biologjie pyet dy nxënës, Merin dhe Tomin: më thoni gjinitë mashkullore dhe femë-
-rore të disa kafsheve.
Meri.
-Arusha, zoti mësues.
Tomi.
-Ariu.
Meri.- Luanesha.
Tomi- Luani.
Meri- Dhia.
Tomi- Cjapi.
Meri- Miza.
Tomi.
-Dashnori i mizës!
- - - - -
Një burri të ri dhe simpatik i dhëmbte gryka dhe shkon për vizitë tek doktori. I bie ziles, del një
grua e bukur dhe e pyet :
-Është aty doktori ?
-Jo , i përgjigjet gruaja.
-Futuni, shpejt brenda!
- - - - -
Na ishte një herë, një amerikan, një sovjetik dhe një shqiptar. Amerikani pyet Shën Petron:
-Si do të shkoj në parajsë?
-Të çojë unë i thotë Shën Petrua, por do të më thuash: sa dashnore ke patur?
-Tre, i përgjigjet amerikani . Atëhere, mer mercedesin për të shkuar në parajsë.
-Po ti? i thotë sovjetikut.
Sa dashnore ke patur?
-Dy, i thotë sovjetiku. Atëhere, mer Ladën për të shkuar në parajsë.
-Po ti? i thotë shqiptarit.
Sa dashnore ke patur?
-Vetëm gruan time. Atëhere, mer biçikletën për të shkuar në parajsë.
Lada -makinë që prodhohet në B.S.
- - - - -
Një njeri që besonte shumë shikon në ënder sikur shkeli një gozhdë dhe në mëngjes doli në rruge
duke çaluar. Një miku i tij e pyet se ç ' farë ka dhe tregon ëndrën.
-Mirë ta pësosh, i thotë shoku. Pse fle me këmbë zbathur?
- - - - -
I pandeur, meqënese nuk mund të vërtetojme që vodhe orën e ankuesit, jemi të detyruar të të
lirojmë për mungesë provash. Ke për të shtuar dicka?
-Po, zoti kryetar. Ora do të ngelet tek mua?
- - - - -
Punonjësi i ndërtimit të një pallati flet në telefon me inxhinjerin e ndërtimit:
-Shkatërim! U bë diçka e tmerrshme! Sapo hoqa armaturën e shkallës, i gjithë pallati ra në shesh
duke bërë një zhurmë të tmerrshme. . .
-Duket që u çmende, i flet inxhinjeri nëpërmjet telefonit. Nuk të kam thënë ore budalla, mos të
hiqje armaturën e shkallës, nëqoftese nuk ngjisje më përpara letrat e tapicarisë në të gjitha dhomat?!
- - - - -
Një fshatar shkon në pazarin e qytetit te tij dhe shikon tre burra me gravat. Fshatari nuk e dinte se
ç'farë do të thotë gravat, i ndalon të tre burrat dhe u thotë:
-Si quhet kjo që keni varur ne qafë dhe ku blihet?
-Ata i thonë: quhet prezervativ dhe blihet në farmaci. Fshatari shkon në farmaci dhe kërkon një
prezervativ.
-Ç ' farë numri doni? E pyet farmacisti.
Fshatari i thotë: në numrin e qafës!...
- - - - -
Xhoni më në fund e bind shokun e tij, që të bëhet parashutist. Ishte prova e parë në 10.000 metra
dhe Xhoni jep këshillat e fundit:
-Kur të arish në 5.000 metra, do të tërheqësh këtë litar.
-Dhe në qoftese nuk hapet? - thotë parashutisti duke u dridhur.
-E, atëhere në 2.000 metra do të shtypësh këtë buton.
-Dhe nëqotese nuk hapet?
-Atëhere, ne 200 metra do ta tërheqësh litarin e parashutes rezervë.
-Dhe në qoftëse nuk hapet?
-E, atëhere në 200 metra do të shtypësh butonin e parashutës rezervë.
-Dhe në qoftëse nuk hapet dhe kam aritur 2 metra nga toka?
-Më në fund, mor budall! Nuk mund të hidhesh nga 2 metra lartësi?
- - - - -
Pyetën një të dënuar me vdekje :
-Cila është dëshira jote e fundit?
-Një pjatë kërpudha.
-Kërpudha!Ç'farë dëshire është kjo?
-Ja, për 30 vjet nuk mund t' i provoja nga frika se mos helmohesha. Tani më në fund, mund të ha i
qetë dhe të kënaqem!
- - - - -
- Ke dhëmbë të fortë:pyet një vogëlush skocez gjyshin e tij.
- Jo vogëlushi im. Nuk kam asnjë.
- Atëherë, gjysh mi ruaj këto arra.
- - - - -
Një skocez me flokë të gjatë hynë në një berberanë:
- Sa bënë prerja e flokëve?
- Nëntë pens.
- Dhe ruajtja.
- Tre.
Atëherë më rruaj kokën.
- - - - -
Tomi ecte me sandale mbi një liqen të ngrirë të Skocisë.
Papritur akulli thyet në një vend dhe Tomi fundoset.
Atëherë ecën Maku dhe duke vënë në rrezik jetën e tij e shpëton Tomin.Të gjithë u çuditën dhe e lavdëronin për trimërinë e tij.
- Nuk e kuptoj ku e gjete kurajon djalosh, i thotë një burrë i moshuar?
- Sandalet që kishte të veshura Tomi ishin të miat, përgjigjet Maku.
- - - - -
Një Skocez rrinte natë- ditë pranë gruas së tij, që ishte sëmurë rëndë.
Në një nga netët i doli një punë për të bërë.
Atëherë, thotë tek gruaja e tij:
- Grua, unë duhet të iki. Nëqoftëse do të lesh frymën tënde të fundit, shuaj atë qiriun,
që të mos të digjet kot.
- - - - - -
Dy ciganë Skocezë bisedojnë:
- Domethënë Piter, marton vajzën tënde? Dhe kush e merr?
- O, një djalë i mirë dhe serioz.Çdo natë shuan dritën dhe merr të fejuarën e tij në gjunjë.
- Dhe atë njeri t’i e quan të mirë dhe serioz?
- Po Xhon! Bën në fillim ekonomi në drita pastaj në karrige.
- - - - -
Një Skocez bën vizitë në shtëpinë e një skocezi tjetër.E gjen në verandën e shtëpisë, me një libër të madh në gjunjët e tij.
- Ç'farë bën? - e pyet.
- Mësoj gjuhën e të verbërve.
- Ç'farë thua miku im... Ndjen që të zvogëlohet shikimi?
- Jo, por kështu do të mund të lexoj në darkë dhe pa dritë!

- - - - -
Në një spital të Skocisë, një infermiere pyet një tjetër infermiere:
- Kë operojnë tani? Mos atë që kishte kaptuar topin e ping- pongut.
- Po.
- Dhe ai që pret në korridor, cili është?
- Është bashkëlojtari, që pret topin të vazhdoj lojën me tjetër lojtar.
- - - - -
Një pedagog Skocez i fizikës pyet studentët e tij:
- Hodha një lirë floriri në një lëngë të nxehtë.Do shpërbëhet, po apo jo?
- Jo, përgjigjen studentët.
- Sepse nëqoftëse rrezikohej që të shpërbëhej, nuk do ta hidhnit i thotë:një student.
- - - - -
Një Skocez bisedon me doktorin e djalit të tij.
- Mos harro se djalin e vizitova dhjetë herë.
- Dhe ju mos harroni që djali im transmetoi sëmundjen në të gjithë klasën dhe ju rritët
klientelën tuaj!
- - - - -
Dy Skocezë kthehen natën vonë në një rrugë të shkretë të Edimburgut. Papritur, në një kthesë, shikojnë një burrë që ka në dorë një pistoletë:
- Duart lart!
Dy Skocezët ngrenë duart lart, një tjetër hajdut kontrollon xhepat e tyre. Në një çast njëri prej skocezeve i thotë burrit që ka pistoletën:
- Më dhëmbin duart, më ler që t'i ul sepse vuaj nga reumatizma.
- Mirë, - i thotë ai. - Por kujdes mos bësh ndonjë budallallëk.
Skocezi ul duart dhe me kujdes vë dorën e majtë në xhepin e jelekut, nxjerr andej një monedhë dhe i thotë shokut:
- Mak... Mak! Merri shpejt dy lirat që të kam borxh!...
- - - - -
Një Skocez ishte kaq cingun sa që të mos bënte shumë harxhe, kur e shoqja i lindi tre fëmijë njëherazi nxori fotografi vetëm një fëmijë, sepse edhe dy të tjerët do t’i ngjanin!
- - - - -
Dy skocez hipin në një autobus.Në një çast i thotë shoku i tij :ajo vajza që është ulur përpara a nuk është e fejuara jote?-Po i thotë ai.Pse nuk vete t'i flasësh,keni bërë llafe? -Jo,jo po prit sa të paguaj biletën dhe pastaj do ta takoj...
- - - - -
Një Skocez shkoi një ditë për të blerë në Edimburg dhurata. Kur po nxirrte portofolin që të blejë dhuratën humbet një stërlinë. Stërlina shkau nga dora dhe humbi, skocezi kërkoi stërlinën gati 1 orë, nuk la vënd pa kërkuar dhe kur nuk e gjeti u kthye shumë i mërzitur në fshat.Vitin tjetër shkoi përsëri në Edimburg dhe rastësisht kalon nga vëndi që i kishte humbur stërlina.Pa tre punëtorë të bashkisë që kishin hapur një vrimë të madhe, që të arrinin në kanalin e ujërave të zeza.Skocezi i shikoi, iu kujtua stërlina që i kishte humbur, u afrua dhe u tha:
- Kot kërkoni more djem... Kërkova unë vjet një orë të tërë dhe nuk e gjeta!
- - - - -
Një koprac vdes dhe arin në paradhomën e parajsës, duke kërkuar që të jetë i pranishëm në vendin e çlodhjes.
- Ç'farë të mire bëre në tokë? - e pyet zoti.
- Zoti im, - përgjigjet kopraci, - dhashë dikur pesë dhjetëshe në një lypsar rrugësh.
- Moisi, - thotë Zoti tek sekretari i tij. - Shiko librat nëse është i shkruajtur.
- Po Zoti im, - përgjigjet Moisiu, - është i shkruajtur.
- Ç'farë bëre tjetër? - e pyet Zoti.
- Dhashë, Zoti im, dhe pesë dhjetëshe të tjera, në një tjetër lypsar rrugësh.
- Është i shkruajtur Moisi?
- Po Zoti im. Eshtë i shkruajtur.
- Dhe ç'farë ke bërë tjetër?
- Dhashë akoma pesë dhjetëshe në një tjetër lypsar.
- Është e shkruajtur edhe kjo zoti im, i thotë Moisiu.
- Shumë mirë. Bëre tjetër të mirë?
- Jo zoti im, - përgjigjet kopraci. - Ato bëra.
- Moisi! - urdhëroi zoti, sekretarin e tij. - Jepi një gjysmë stërline në këtë njeriu... dhe dërgoje në skëterrë!!!
- - - - -
Një Anglez është i ftuar në shtëpinë e një Skocezi. Kur fillojnë të hanë drekë anglezit i bënë përshtypje kjo gjë: Kryefamiljari ha me oreks dhe bisedon, kurse e shoqja tund vetëm kokën dhe nuk ha. Kur vinë shërbyesja që të sjellë pjatën e dytë, bashkëshortët ngrihen nga tavolina, dalin jashtë dhe pas pak rikthehen. Por këtë herë ndodh e kundërta. Bashkëshortja ha dhe bisedon, ndërsa bashkëshorti nuk ha, por tund vetëm kokën.
E njëjta gjë përsërit edhe për pjatën e tretë dhe të katërt. Kur vinë frutat dhe bashkëshortët kanë dalë përsëri jashtë, anglezi duke përfituar nga rasti pyet shërbyesen:
- Ç'farë kanë këta? Çfarë është kjo sjellje?
- Ç'farë kanë? Kanë një protezë që të dy!!!
- - - - -
Dy Skocezë bisedojnë midis tyre:
- Lexove për ilaçin që u gjend dhe që shton jetën deri në 20 vjet?
- Po, nuk është e mrekullueshme.
- Jo, përgjigjet tjetri. Kështu, unë jam i detyruar të shlyej deri më një borxhin, kur se unë mendoja që një pjesë ta shlyejnë trashëgimtarët e mi!
- - - - -
Ndërmjet dy Skocezeve:
- Është djalë i mirë dhe gazetar i shquar.
- Nuk e jap vajzën time në gazetar.
Janë të gjithë shpërdorues, sepse shkruajnë vetëm nga një anë e letrës.
- E di, është edhe poet i mirë.
- Aq më keq. Ata janë shpërdorues më të mëdhenj, sepse shkruajnë në gjysmën e faqes.

- - - - -
Një i sëmurë mendonte që ishte kokërr misri dhe kishte frikë mos e hanin pulat. Meqë ndenji shumë kohë në spitalin psikiatrik, e thërret një ditë doktori.
- Ej mik, si je tani?Tani besoj se të iku mendimi që je një kokërr misri!
- Tani zoti doktor, unë e di që nuk jam kokërr misri, por a e dinë pulat?
- - - - -
Një vizitor bisedon me drejtorin e një spital psikiatrik:
- Thonë që ndonjë herë ndodh që në spital të mbyllen edhe njerëz që nuk janë të çmendur.
- Po, miku im i nderuar por kjo nuk ka ndonjë rëndësi, sepse pas një jave çmenden edhe ata!

- - - - -
Një bisedë midis dy të çmendurve:
- Po të të mbërthej një gozhdë në kokë, ç'farë do të bëhet?
- Nuk e di. Do që ta provojmë?
- S'kemi se ç'farë të humbasim?Le ta provojmë:
- Pra... Ndalo të të qëlloj me çekan. Pse i mbyll sytë?Ke frikë?
- Jo... . Por trembem mos të ikën çekiçi dhe në vend të qëllosh gozhdën, më qëllon mua.
- - - - -
Një i çmendur përgatitet të notoj në një pishinë pa ujë.
- Ej, - i bërtet njëri, që e shikonte me ankth. - Ku shkon? Nuk ka ujë pishina!
Dhe i çmenduri përgjigjet:
- Më mirë, sepse nuk di not!
- - - - -
Një i çmendur pa njëherë një njeri që rrezikohej të mbytej në det.
U fut brenda në det dhe e shpëtoi njeriun që rrezikohej. Kryetari i bashkisë të qytetit, kur dëgjoi ngjarjen e thërret për ta dekoruar. Para se t’i jap dekoratën, e pyet:
- Dhe nuk më thua djalosh, njeriun që shpëtove nga mbytja, ku e çove?
Dhe i çmenduri përgjigjet:
- E vara në një pemë që të thahet!
- - - - -
Në një aeroplan udhëtonin disa të çmendur. Meqenëse të çmendurit bënin shumë zhurmë, piloti thërret një nga të çmendurit dhe i thotë:
- U thuaj të pushojnë të mos bëjnë zhurmë, sepse krijojnë problem në aeroplan.
- Në rregull, thotë i çmenduri do tu them.Pas disa minutash nuk dëgjohet asgjë në aeroplan. Pipëtin qetësia. Atëherë piloti thërret përsëri të çmendurin dhe i thotë :
- Ç'farë the tek të çmendurit që pushuan?
- U thashë, qënëqoftë se duan të bëjnë zhurmë, të dalin në kopësht.
- - - - -
Dy të çmendur shikojnë që ora është 12. I pari thotë:
- Është drekë. Tjetri e kundërshton:
- Jo! Është mesnatë.Në këtë kohë afrohet një doktor dhe e pyesin nëqoftëse është drekë apo mesnatë.
- Më vjen keq nuk e di, - u thotë doktori, - sepse ora ime ka ngelur!
- - - - -
Në kopshtin e një spitali psikiatrik, një i çmendur mundohet të mbjellë fara. Hap çdo herë nga një vrimë me gisht në tokë dhe me dorën tjetër nxjerr nga xhepi një gjë që nuk është asgjë, e fut në vrimë dhe e mbulon.
- Ç'farë mbjellë aty? - e pyet një tjetër i çmendur.
- Ç'farë mbjellë? Mbjell gjëra të mira. Në këtë rresht kam mbjellë kryeministra, në këtë këtu prefekt dhe në tjetrin drejtorë ministrish.
- Po mirë.Ç'farë do të mbledhësh me ato fara që mbolle në tokë?
- Panxhar!...
- - - - -
Një grua hynë në zyrën e një doktori psikiatër.
- Zoti doktor, - i thotë - është e tmerrshme. Djali im mendon se është pulë.
- Ka kohë që ndodh kjo?
- Pesë vjet? Djali juaj mendon pesë vjet që është pulë dhe vini të ma thoni tani?
- E dini zoti doktor, nuk jemi dhe kaq të pasur. Vezët janë shumë të shtrenjta në këtë kohë dhe e kuptoni...
- - - - -
Një i çmendur ndodhet në një dhomë të spitalit krejt lakuriq, me një kapele të gjatë në kokë.Siç qëndron i menduar, një infermier e pyet:
- Ç'farë pamje është kjo? Përse nuk vishesh?
- Përse të vishem? - përgjigjet i çmenduri. - Kur nuk më vinë asnjë njeri të më shikojë.
- Atëherë, kapelen përse e mban në kokë?
- Po në qoftë se vjen ndonjë njeri, si do ta përshëndes!
- - - - -
Një aeroplan udhëtarësh fluturon shumë lart.Papritur piloti fillon të qesh me të madhe.
- Më falni zotëri, mund të më thoni përse qeshni? - e pyet një udhëtar.
- Mendoj, - thotë piloti, - si do t’i bëhen turinjtë doktorit, kur të mësojë që ika nga spitali!...
- - - - -
Një gazetar bënë një vizitë në një spital psikiatrik.Duke treguar një të sëmurë shumë të mërzitur doktori i thotë:
- Është e vërtetë, që ky njëri është në atë gjendje, që në kohën që një star refuzoi të martohet me të.
Pak më tutje disa infermiere mundoheshin të mbanin me rripa një të çmendur të egërsuar.
- Ai, thotë doktori, është njeriu që e njëjta star më në fund e martoi!
- - - - -
Një i çmendur mori një letër.E hapi dhe shikon brenda në zarf një letër të bardhë:
- A vëllai im, duhet ta ketë shkruar tha me siguri!Kemi gjashtë muaj që nuk flasim!
- - - - -
Dy të çmendur bisedojnë në një rrugë:
- E di, unë mund të hipi lart në tarracën e atij pallati tetëkatësh dhe të hidhem brenda në një kuti sardhele.
- Nuk e besoj!
- Tani do të shikosh.
Vendos në trotuar një kuti sardhele dhe hipën në tarracën e pallatit, tjetri thotë:
- Do t’i bëjë një lojë.
Dhe qëllon kutin e sardheles me këmbë.
- - - - -
Dy të dehur bisedojnë:
- Si thua banohet hëna.
- Po. Nuk e shikon që ka dritë.
- - - - -
Vera djali im është armiku ynë, mos të pish, thotë prifti tek i dehuri.
- Por bibla thotë... Të duam armiqtë tanë, t’i duam, por jo t’i kapërdijmë.
- - - - -
- Si kuptove dëshmitar, që i pandehuri ishte i dehur.
- Vajti dhe i ra një shtylle, zoti kryetar.
U tërhoq mbrapa dhe i ra përsëri shtyllës.Këtë gjë e përsëriti 4- 5 herë.
Atëherë bërtiti: “Bobo! Kam humbur në pyll!”
- - - - -
Një polic shikon një të dehur, që mundohet të hap portën e jashtme të shtëpisë së tij.
Shkon dhe i thotë duke qeshur:
- Mos do të të ndihmoj të gjesh vrimën e çelësit:
- O, nuk ka nevojë zoti polic... - përgjigjet i dehuri. - Mbaj të palëvizur shtëpinë dhe unë
do ta gjej vrimën.
- - - - -
Dy shokë presin në një stacion treni:
- Treni do të vonohet një orë dëgjohet nga autoparlanti i stacionit.Që të kalojnë kohën shkojnë në një klub që është ngjitur me stacionin e trenit dhe pinë nga një gotë.Por një gotë u bë dy dhe nga dy u bënë katër dhe nga katër u bënë tetë.Pas pak dëgjohet fishkëllima e trenit duke hyrë në stacion. Ngrihen menjëherë nga tavolina dhe nxitojnë që të arrijnë trenin. Njëri nga shokët e arin dhe i hipën trenit, kurse tjetri shikon trenin që ikën dhe qesh me të madhe.
- Humbe trenin dhe qesh? - i thotë punonjësi i stacionit.
- Nuk e dini zotëri, i thotë ai, unë duhet të udhëtoja dhe jo shoku im...
- - - - -
Klienti i një bari porosit dopjon e tetë të konjakut.
- Nuk janë shumë, - i thotë miqësisht barmani.
- Tetë dopio?
- O kur shikoj atë mace me dy dhe jo me katër sy, nuk kam akoma asnjë frikë.
- Por nuk është mace zotëri, është llampa elektrike.
- - - - -
Sa verë pini? - pyet doktori të sëmurin:
- Gjashtë gota në ditë.
- Unë të thashë të pish vetëm tre.
- Po, por unë vajta edhe tek një doktor tjetër dhe ai më tha që të pi tre gota.
Tre dhe tre bëjnë gjashtë.
- - - - -
Duke biseduar me të zotin e një dyqani lulesh në një lagje kinezësh në San Françisko një i huaj e pyet a kishin doktor të mirë në Kinë.
- Po! Kemi doktorë shumë të mirë, u përgjigj kinezi.Xangk Tangk është njëri prej tyre,
ai më shpëtoi jetën.
- Vërtet? Si ndodhi?
- Më dhembte barku.Thërras doktorin Xangk Kin, më jep disa ilaçe dhe bëhem më keq.
Thërras San Signk, një tjetër doktor.U bëra gati për të vdekur.Thërras edhe Xangk Tangk.
Kishte vajtur tek një i sëmurë tjetër dhe nuk ishte në shtëpi.Kështu nuk erdhi dhe... më shpëtoi jetën!
- - - - -
Pacienti: Zoti doktor, tre dhëmballët që më vure, më dhëmbin shumë.
Dentisti: Po nuk ju thashë që nuk do të kenë asnjë ndryshim nga dhëmballët e vërteta.
- - - - -
Doktori i thotë një pacienti të shëndoshë:
- Duhet të merreni me pak sport. Përse nuk provoni të bëni gjimnastikë me biçikletë çdo
mëngjes?
- Do të desha shumë, përgjigjet pacienti i shëndoshë. - Kam vetëm një problem, kush do
të më shtyjë!
- - - - -
Një pacient ankohet tek doktori që gërhin fort kur fle gjumë.
- Meqënëse nuk je i martuar, i thotë doktori ç'farë të ngacmon?
- Mua jo, por bezdisen shokët e zyrës.
- - - - -
Dy shokë vajtën një ditë në varrezat e qytetit. Atje panë një doktor të njohur të sillet vërdallë nëpër varre.
- Ç'farë kërkon këtu doktori?
- U bënë vizita ish- pacientëve të tij!
- - - - -
Një kirurg duke bërë një operacion apandesiti, harroi gërshërën në barkun e pacientit.Ju desh të bënte një operacion të dytë që të nxjerrë gërshërën.Për fat të keq të pacientit haroi në të njëjtin vend një palë doreza plastike.Kështu u detyrua të bënte operacion e tretë.Sapo pacientit i doli narkoza, shikon kirurgun të hyj në dhomën e tij dhe të pyes:
- Mos patë gjë kapelen time?
- Nuk mbaj mend ku e kam lënë.
- Doktor, thotë i frikësuar pacienti, e di që do ta kërkoni dhe do ta gjeni në barkun tim. Do t'ju lutem shumë që në vend të më qepni, të më vendosni për të mirë a për të keq një zinxhir!
- - - - -
Tre ditë një universitet amerikan kishte shumë rrëmuje.Një biolog i shquar ishte mbyllur në një laborator modern, për të bërë një studim për zgjatjen e jetës.Papritur hapet porta...
Njerëzit shtyhen... Biologu qëndron tek porta i lodhur, por me një shikim triumfues.
- Ç'farë bëtë pyesin njerëzit?
- Miqtë e mi, jam këtu që t'ju them se zbulova mënyrën se si do të shtohet jeta e minjve.
- Rroftë biologu! - bërtasin njerëzit!
- Ju lutem, vetëm një fjalë, thotë një gazetar, cilat janë bazat e zbulimit tënd?
Biologu fryn gjoksin, shtrin dorën dhe flet me mburrje:
- Të hiqen çarqet e minjve!
- - - - -
Një zotëri shkon me qenin e tij tek veterineri.
- Dua, - i shpjegon zotëria, - të prisni menjëherë bishtin e qenit tim.
- Me gjithë dëshirë, - përgjigjet veterineri, - por shikoj që bishti i shkon shumë dhe më vjen keq ta...
- Ta prisni menjëherë, të lutem.Vjehrra ime vinë nesër dhe nuk dua që të shfaqë simpati për vjehrrën.
- - - - -
Një e re sapo mbaroi shkollën e infermierisë dhe mori diplomën për mami.Një darkë e marrin në telefon:
- Hajdeni shpejt, dëgjohet një zë në telefon.Gruaja ime përgatitet të lindë.
- Qetësohuni zotëri, thotë.Pas disa minutash jam aty.
Hynë në dhomë ku dëgjohen të bërtiturat e gruas që është gati për të lindur dhe mbyll derën. Pas pak del jashtë.
- Keni ndonjë çekiç? - pyet.
- Çekiç?
- Po, çekiç!
- Nuk e di... të shikoj.
- I shoqi sjell çekiçin dhe mamia e merr dhe e mbyll portën. Nuk kalojnë shumë minuta dhe porta hapet përsëri.
- Keni një darë? - pyet mamia.
- Ç'farë.
- Një darë!
- Po kam.
- Shkoni ta gjeni dhe të ma sillni menjëherë!
I shoqi rikthehet dhe sjell darën.Pa ju përgjigjur pyetjeve të tij që ishin gjithë ankth, mamia mbyll portën.Dëgjohen të goditura çekiçi, pas dhjetë minutash mamia del me valixhen e saj.
- Thërrit një mami tjetër, i thotë të shoqit.Unë, nuk mund të hap dot valixhen.
- - - - -
Një pacienti të përgatitur për operacion i japin dozën e parë të narkozës,por atë nuk e zë gjumi.I japin dozën e dytë dhe të sëmurin prapë nuk e zë gjumi.I japin dhe dozën e tretë dhe i sëmuri e ka syrin filxhan.-Po fli mor dreq?-shfryn mjeku.-Pse për të fjetur qënka puna thotë pacienti.-Po t'i shuaj dritën mor burrë...
Një i sëmurë ka shumë dhimbje dhe i thotë doktorit që e kuron:
- Doktor, vuaj shumë.Bëmë që të vdes një orë më parë!
- Nuk kam nevojë për këshillat e tua!E di mirë punën time!
- - - - -
Një biolog Polak bënte studime për bretkosat.Merr një bretkosë i pret një këmbë dhe i thotë: “kërce”. Bretkosa kërceu.Pastaj i pret këmbën tjetër dhe i bërtet: “kërce”.Bretkosa kërceu.Radhën e kishte këmba e tretë të cilën ja preu dhe i bërtiti: “kërce”.
Bretkosa kërceu.Në fund i pret dhe këmben e fundit dhe i bërtet: “kërce”. Asgjë bretkosa.
- Kërce!
Prapë asgjë dhe biologu shkruan në shënimet e tij.
Përfundimi: Në qoftë se pret të katër këmbët e një bretkocke, bretkocka shurdhohet!
- - - - -
Një doktor shikon pulsin e një pacienti dhe duke u kthyer nga të afërmit e të sëmurit u thotë:
- Ky ose është i vdekur, ose ora ime ka ngelur.
- - - - -
Në portën e parajsës shën Petrua pyet një njeri kurioz që shkon të hyjë brenda.
- Ti ç'farë je?
- Doktor.
- Në rregull! Hyrë brenda.Për furnizuesit tanë, hyrja është e lirë.
- - - - -
Pacienti: doktor, kam frikë mos më varrosin të gjallë...
Doktori: mos ki frikë, ki besim tek mua...
- - - - -
Një ditë mësuesi para nxënësëve të tij spjegonte për anët e këqia të rakisë.
Ne nuk duhet ta fusim në gojë alkolin sepse ai na bën shumë dëm, po ju a konkretizoj dëmin e tij. Mësuesi mori 3 gota të mbushura, njërën me ujë ,tjetrën me coca- cola dhe të fundit me raki. Mësuesi në secilën prej tyre futi nga një krimb.
Tek gota e parë dhe e dytë krimbi mbijetoi ,tek e treta krimbi ngordhi.
- E kuptoni tha, se ç'ju bën alkooli ?
Po u përgjigjën nxënësit ,por dikush andej nga fundi hapi gojën dhe foli
me leje, me leje.
- Po.
-Kjo tregon që pijanecët nuk kanë krimba .....
- - - - -
Mësuesi u thotë nxënësve të bëjnë një hartim me temë “me 250 fjalë, të përshkruajnë një shëtitje me makinë”. Dhe Tomi shkruan:
“Xhaxhai im bleu një makinë dhe më ftoi të bënim një shëtitje në rrugën që kalon afër detit. Xhaxhai nuk e dinte mirë makinën dhe makina ra në një kanal. Deri këtu 29 fjalë. Të tjerat 221 janë ato që më tha xhaxhai kur u detyruam të kthehemi me këmbë në shtëpi, por që nuk lejohen që t'i them.
- - - - -
Mësuesi i drejtohet nxënësit çifut:
- Avram, sa bëjnë dy edhe dy?
- Tre zotëri.
- Jo tre, i pamësuar.
- Tre e gjysmë zoti mësues.
- Jo vogëlushi im, mendohu mirë.
- Katër zoti mësues.
- Po atëhere pse nuk e the që në fillim?
- Si... kështu, pa bërë pazar zoti mësues?
- - - - -
Në kohën e provimeve një nxënës nuk mund të zgjidhte problemin dhe shkruan në fletë:
“Këtë problem, vetëm Zoti mund ta zgjidh”.Gëzuar Krishtlindjet!
Përfundimi: “Zoti kalon klasën kurse t’i mbetesh në klasë.Përsërit prapë vitin”.
- - - - -
Dikur pyetën një mësues, në qoftë se e bezdiste, që nxënësit shikonin vazhdimisht orët e tyre.
- Jo, u përgjigj mësuesi.Më bezdis vetëm, kur e vënë në vesh që të shikojnë mos ngeli ora!
- - - - -
Xhoni u kthye nga shkolla në shtëpi duke qarë.
- Pse qan? e pyeti mamaja e tij.
- Më qëlloi mësuesi.
- Dhe pse të qëlloi?
- Sepse u përgjigja në një pyetje, që asnjë nxënës tjetër nuk iu përgjigj.
- Dhe ç'farë pyetje ishte ajo?
“Kush theu xhamin e shkollës”.
- - - - -
Një nxënës pyet mësuesin e tij:
- Zotëri, çdo të thotë i panjohur?
Dhe mësuesi i përgjigjet me seriozitet:
- Ai vogëlushi im, që nuk di emrin e tij. Atëherë një nxënës qesh.
- Kush qeshi?
- Një i panjohur, përgjigjet i njëjti nxënës!
- - - - -
Je i kënaqur Tomi me mësuesin e ri të gjeografisë?
- Jo dhe aq baba!Sepse duket që nuk di shumë gjëra, gjithmonë neve na pyet.
- - - - -
Mësuesi: Hëna apo Kina gjendet më larg Joana?
Joana: Kina zotëri!
Mësuesi: Pse Kina?
Joana: Pse Hënën e shikojmë çdo natë, kur koha është e mirë, kurse Kinën nuk e shikojmë kurrë!
- - - - -
Një ditë mësuesi tregon tek Janin gërmën epsilon (e) dhe e pyet:Ajo që shikon Janin, ç'farë është?Ajo është gërma epsilon.Mësuesi kthen gërmën epsilon dhe e bënë tre dhe përsëri e pyet: Epsilon, i përgjigjet Jani.
- Gabim, i thotë mësuesi, është tre. Atëherë, Jani i nevrikosur i thotë mësuesit:
- Zoti mësues, unë si në lindje ashtu dhe në perëndim, prapë nuk jam Jani.

- - - - -
- Mësuesi:këtë kohë, Katerina, hartimet e tua janë më të mira. Mund të më thuash arsyen?
- Katerina:Po zoti mësues. Mamaja ime mungon, ka ikur me shërbim jashtë shtetit dhe hartimet i bëj vetë.
- - - - -
Një inspektor arsimi duke dashur të dinte sa kuptonin nxënësit u bënë këtë pyetje:
- Nëqoftëse një rrugë ka gjatësi 200 metra dhe gjerësi dhjetë metra, sa vjeç jam unë?
Të gjithë nxënësit heshtën, vetëm njëri ngre dorën.
- Dyzet e katër, zotëri!
- O! Dhe si mendove që e zgjidhe? - pyet inspektori.
- Shumë e lehtë, përgjigjet nxënësi.Vëllai im është 22 vjeç dhe është gjysmë i çmendur.
- - - - -
Është e drejtë, mësuese, që të dënohem për diçka që nuk bëra?
- Jo i thotë ajo.
- Atëherë mos të dënohem që nuk bëra detyrat e mia!
- - - - -
Një nxënës i klasës së tretë fillore hynë në një dyqan ushqimesh të lagjes me një listë në duar për të blerë.
- Ç'farë të të japë? - e pyet shitësi.
- Do t'ju them i thotë vogëlushi. - Dua 5 kile sheqer me 94 lekë kilen, gjysmë kile sallam me 480 lekë kilen, dy vazo marmalatë me 285 lekë vazon, dy shishe qumësht me 37 lekë shishen dhe tre bukë me 65 lekë një bukë.
- Shumë e gjatë porosia jote, i thotë shitësi dhe do të kushtojë 1549 lekë.Ke lekë për t'i paguar apo t'i shkruaj në fletore?
- Asnjërën dhe as tjetrën, përgjigjet nxënësi.Ishte problemi që më kishte dhënë mësuesja në matematikë dhe desha zgjidhjen e tij.Faleminderit për ndihmën!
- - - - -
Mësuesi: Nuk më thua Piro, dua të mbulojë një çati 5 metra të gjatë dhe 3 metra të gjërë me dërrasa që janë 1 metër të gjata dhe 40 centimetra të gjera.Sa dërrasa do të më duhen?
Pirua veshi xhaketën dhe vajti të dalë nga klasa:
- Ku vete Piro?pyet i çuditur mësuesi.
- Do të vete të pyes marangozin këtu përballë.Ai duhet ta dijë më mirë, sepse është puna tij!
- - - - -
Një mësues bëri këtë pyetje të çuditshme tek nxënësit e tij:
- Nëqoftëse do të kishit një sy të tretë, ku do të donit ta kishit?
Pas një heshtje që ra në klasë, një nxënës ngre dorën dhe thotë:
- Unë zoti mësues, do të desha ta kisha në anë të gishtit të vogël.
- Pse?
- Sepse kështu do të mundja të kaloja në ndonjë të çarë dhe do të shikoja ndeshjen e futbollit pa biletë!
- - - - -
Mësuesi tha në klasë, sa nxënës duan të venë në Parajsë, të ngrenë dorën.Një nxënës nuk e ngriti dorën.
- Mua mamaja më tha, që sa të mbarojë shkollën, të vete drejt e në shtëpi!...
- - - - -
Pedagogu: Të harrosh lapsin është si ushtari që shkon në luftë pa armë.
- Dhe studenti i gatshëm për t'u përgjigjur.
- Ne, zoti pedagog, jemi kundër armatimit.
- - - - -
- Kush mund të më thotë cili ishte Ludoviku i 15? - pyet mësuesi.
- Maragoz zoti mësues, përgjigjet një nxënës.
- Maragoz thatë.
- Po zoti mësues, nuk keni dëgjuar për mobiliet e çmuara të Ludovikut të 15.Ai nuk i bëri, zoti mësues!

- - - - -
Në Amerikë, vogëlushi Xhim shikon gjashtë të bardhë të godasin një zezak.Pa një polic që i shikonte dhe i thotë:
- Pse shikon dhe nuk ndërhyn?
- Nuk ka nevojë, mjaftojnë gjashtë, përgjigjet polici.
- - - - -
Një grua, martohet me një burrë shumë xheloz, por që e do shumë.Pas disa vjetësh gruaja sëmuret rëndë dhe kur kupton që është gati për të vdekur, thërret burrin e saj dhe ndjen nevojën që të rrëfehet. Ai e dëgjon dhe ajo i thotë:
- Të kam tradhëtuar.
- Të fal, - i thotë ai. - Por të lutem që edhe t'i të më falësh të keqen që të bëra.Dakord?
- Dakord.Të betohem.
- Dua të rrëfehem që e dija që më tradhëtoje, prandaj dhe të helmova...
- - - - - -
Natë e ftohtë, ishte dimër, binte shi pa pushim dhe njëri dëgjon afër tij një zë:
- Plak, ke ndonjë lekë?
- Duke u dridhur nga ftoma dhe nga frika, nxjerrë një pesëdhjetëshe dhe ia jep njërit prej të dy njerëzve.
- Jo nuk duam lekë letër. Duam një monedhë metalike, që ta hedhim dhe të shikojmë kush do të vras që të marrë portofolin!
- - - - - -
Një djalosh pësoi një aksident të rëndë me motoçikletë.Kur i del narkoza pas operacionit në spital, doktori i thotë:
- Duhet të shikosh të vërtetën në sy.
Kishe një aksident të tmerrshëm dhe je me fat që jeton.Kam disa lajme të mira dhe disa të këqia për të thënë.Të këqiat në fillim, u detyruam të të presim këmbët.
- O Zoti im, psherëtin djaloshi fatkeq.Dhe cilat janë lajmet e mira?
- Që çizmet e tua nuk pësuan asgjë dhe infermieri i bleu me çmim të mirë.
- - - - -
Një fëmijë vret prindërit e tij. Arrestohet dhe në gjyq kryetari i thotë:
- Ke ndonjë gjë të re për të shtuar?
- Jo zoti kryetar, vetëm t'ju vije keq për një jetim.
- - - - -
Shoferi i një makine hyn në dy të natës në postën e policisë dhe pyet policin:
- Më falni, keni ndonjë lopë të zezë në fshat?
- Jo.
- Mos keni ndonjë kalë të zi?
- Jo.
- Bo- bo, atëherë shtypa priftin.
- - - - -
Një çifut mundohet që t'i mbushte mendjen të birit që të hidhej nga ballkoni.
- Baba, do të vritem. Nuk është e rrezikshme.
- Jo, djali im. Nuk ke besim tek babai yt?
- Kam baba prandaj dhe do të hidhem. Djali hidhet nga ballkoni dhe dëmtohet rëndë, babai e shikon dhe i thotë:
- Kjo, që të mësosh që të mos kesh besim as dhe tek babai yt.

- - - - -
Shpejtoni roje... Vjehrra ime hyri gabimisht në kafazin e luanit... Shpejtoni të ndihmoni kafshën fatkeq!
- - - - -
Mama,më pëlqen shumë Bethoven.-Po ështe i pasur thërite për drekë në shtëpi.

- - - - -
Një vogëlush qan pa pushim.
- Pse qan vogëlush? - e pyet një zonjë.
- Mamaja ime është shumë e keqe, thotë djali duke qarë me ngashërim.Mbyti dy mace të vogla.
- Vogëlushi im... Dhe t'i i doje macet.
- Jo, jo zonjë. Desha që t'i mbysja unë.
- - - - -
Një prift shkon në një fshat të egër kanibalësh.
- Sa nga ju kanë armiq, të ngrenë duar lart?Vetëm njëri nuk ngre duart dhe prifti e pyet:
- T’i nuk ke armiq?
Jo patër, përgjigjet ai.
I hëngra... të gjithë!
- - - - -
Një fëmijë kanibal, shikon një aeroplan që kalon mbi të dhe pyet mamanë e tij:
- Atë zogun e madh mund ta hamë?
- Nga zogu i madh hahen vetëm të përbrendshmet si astakoi!
- - - - -
Një çoban kishte kaq shumë dele, që vetëm ai e dinte saktësisht. Vete një dhe i thotë :
- Po të të them sa dele ke, do te më japësh më të mirën?
- Çobani bie dakord me të, dhe i panjohuri gjen sa dele ka dhe merr më të mirën.Sa vajti
të ikte çobani i thotë:
- Po të gjej se nga je, do të më japësh atë që më more?
- Dakort, thotë.
- Je Pond*.
- Si e kuptove?
- Lëre qenin dhe ik.
- - - - -
Në një fshat Pond, një grua duke besuar se më në fund do të bëhej me fëmijë, shkon tek doktori për ta vërtetuar.Doktori, për çudinë e saj, merr një vulë e shtyp në bark dhe i thotë:mund të ikësh.Këtë ngjarje ja tregon burrit.
- Po vdes nga kurioziteti, i thotë ai.Mund të lexosh se ç'farë shkruan?Gruaja mundohet të lexojë, por gërmat janë shumë të vogla. Më në fund, me ndihmën e një lente zmadhuese lexon se ç'farë shkruante vula. Ajo thoshte: “kur do të lexoni këto gërma pa lente zmadhuese, do të shkoni shpejt në spital sepse jeni gati për të lindur fëmijën”.
- - - - -
Në një restorant, një zotëri thërret kamerierin i zemëruar:
- Shikoni në pjatën time, noton një mizë.
- Gabim zotëri, nuk noton por është e mbytur.
- - - - -
Hajde të ikim thotë Xhoni tek Tomi, tek pinin në një bar.
- Shpejt është... Gruaja ime nuk do të jetë në shtëpi...
- Ora dy e mesnatës dhe gruaja nuk është në shtëpi?
- Po i thotë ai!Është në bar!
- Pi edhe ajo?
- Jo bre Xhoni, më kërkon mua!
- - - - -
Jorgua dhe grua e tij po ziheshin gjithë darkën, më në fund Jorgua merr një letër dhe i shkruan: “Në orën 6 të më zgjosh, sepse do të vete në punë”.
Ngrihet në mëngjes Jorgua, shikon që ora ishte 8.I zemëruar i thotë gruas:
- Përse nuk më zgjove, siç të shkruajta në letër që të shkoja në punë?Dhe gruaja i përgjigjet:
- Nuk e pe shënimin që të lash mbi komodinë ku shkruaja: “Ora është 6 ngrihu të vesh në punë!”
- - - - -
-Sa i keni këto vezë? - pyeti njëra një fshatar në treg.
- Nga 10 lekë kokrra.
- Po këto të thyerat sa bëjnë?
- Nga 6 lekë.
- A nuk më thyen nja 30 kokrra?
- - - - -
Solomonda, mbreti i Judëve dhe njeri shumë i zgjuar, bën vizitë në një burg, ky kishte
shumë të burgosur vrasës.Bënte pyetje të ndryshme në çdo të burgosur që shikonte.
- Pse je i burgosur këtu?
- Madhëri, jam i pafajshëm.
Pyet një tjetër.
- Ty pse të mbajnë në burg?
- Madhëri, përgjigjet ai, të betohem që më dënuan pa të drejtë.
Të gjithë që pyeti ju përgjigjen pak a shumë të njëjtat gjëra.Më në fund Solomonda shikon një të burgosur në fund të qelisë, që dukej që nuk kishte qejf të fliste shumë dhe e
pyet:
- Ty pse të burgosën?
- Madhëri, jam një vrasës, përgjigjet ai.
Atëhere ... Solomonda thotë:
- Të lirohet menjëherë ky njeri.Është i vetmi që nuk shtoi në krimin që kishte bërë edhe
gënjeshtrën!
- - - - -
Pyeten njëherë Dhimostenin:
Pse njeriu ka dy veshë dhe një gjuhë?
- Që të dëgjojë dy herë dhe të përgjigjet një herë.
- - - - -
Në Spanjë, siç e dimë bëhen ndeshje me dema.Një ditë lojtari që ndeshej vazhdimisht me demat u sëmurë.Por demin e lanë që të dilte në arenë dhe luten që të dalë ndonjë i guximshëm për të përballuar demin.Asnjë nuk lëvizi nga vendi, pas pak ngrihet njëri
dhe thotë: “Unë do të futem”.Futet brenda, fillon demi ta përzë, ecën andej- këtej gjersa demi ishte shumë afër dhe ishte gati ta godiste, rrëshqet dhe bie. Atëherë del nga arena dhe shkon tek vendi i tij.Të gjithë e duartrokisnin dhe ai që ishte afër tij i thotë:
- Të lumtë!Unë nëqoftëse do të isha në vendin tënd do të dhisja në brekë, nga frika.
Dhe tjetri përgjigjet:
- Dhe t'i çfarë mendon, rrëshqitja e demit nga se ishte?
- - - - -
Pas votimeve një deputet bisedon me një të njohur.-Shumë mirë dole i thotë i njohuri.Në zgjedhjet që u bën.-Të të them i thotë deputeti: kush më njihte mirë mua votoi kundershtarin,kush njhte mirë kundërshtarin votuan mua.E pra ai kishte më shumë shok dhe kështu dola unë...
- - - - -
Disa fëmijë po mburrnin baballarët e tyre. Sejcili mundohej të gjente diçka që babai i tij të dilte më trimi. -Babai im e hedh gurin deri në hënë!-tha i pari. Babi im,-tha i dyti-kur del për gjah nuk kthehet pa vrarë tre elefant, pesë luan e nja dhjetë tigra! Babi im,.... Njëri nga fëmijët filloi të qante. Ç'farë ke?- ...i thanë shokët. Babi im është frikacak!Eëëëë! Ku e di t'i? e pyetën njëzëri shokët. -Kur është mami turni i tretë ai shkon e fle me komshien!
- - - - -
Një grua ecën me të shpejte rrugës.Nga pas i shkon një burrë po me hapa të shpejta.Në rrugë një njeri e ndalon gruan dhe e pyeti : -Po ju bie në qafë ky njeri,a të thëras policin?Jo,jo s'ka nevojë .Ky që po më vjen pas është buri im...Po pse nuk ikni bashkë?Sepse kemi venë kusht se cili do të mbetet pas...do të laj enët...
- - - - -
Një herë, në kohen e luftes se Vlorës më 1920, një bej i thotë një fshatari:
- Tani mbaroi lufta. Shko në fshat të flesh rehat, se këto punët e tjera i rregullojmë ne. Na edhe këtë qylaf të bardhë.
- Fshatari mori qylafin dhe u kthye në fshat. Kur ariti në shtëpi, e shoqja e pyeti:
- E mo lumëmadh, e fitove luftën?
- Ç'luftë zezë fituam, moj derdimene! Ja këtë qylaf fitova, se luftën e fitoi beu.

- - - - -

Një punonjës i Ministrisë së Punës shkon për kontroll në një ndërmarrje:
- Sa fëmijë ke? - pyet një punëtor.
- Pesë zotëri dhe nuk do të bëjë të tjerë.
- Dhe pse nuk do të bësh të tjerë? - pyet punonjësi.
- Sepse lexova diçka shumë serioze zotëri. Lexova që në pesë djem që lindin njëri është kinez.
- - - - -
Një herë, një fshatar shkoi të rrëfehet tek prifti.
- Mos vodhe ndonjë dhi nga fshati? - e pyet prifti.
- Jo, patër!
- Ndonjë dele?
- Jo, zoti na ruajt!
- Atëherë je i falur. Kur iku fshatari takoi në rrugë një bashkëfshatar dhe i thotë gjithë gëzim:
- Sa mirë që nuk më pyeti prifti, nëqoftëse vodha ndonjë derr!...
- - - - -
Një grua që i kishte vdekur burri, pasi mori hirin e burrit të saj, e vendosi në një enë bakri dhe thotë: “Tani, do apo nuk do do të punosh”. Dhe filloi me hirin e burrit të fërkojë enën prej bakri.
- - - - -
Një film xhirohet në një xhungël në Afrikë.
- Do të fillosh të ecësh i thotë regjisori aktorit. Kur të arrish në pesëdhjetë metra, do të lemë të lirë luanin, që të të përzë. Mos ki frikë, nuk do të mund të të kap. Lexove skenarin?
- Po, e lexova, thotë i trembur aktori. Luani a e lexoi?
- - - - -
Një peshkatar peshkon në një zonë ku ndalohet peshkimi. I afrohet një polic dhe i thotë: - Çfarë është kjo?
- Kallam, - përgjigjet peshkatari.
- Dhe ajo atje?
- Grepi.
- Dhe ajo poshtë grepit?
- Krimbi.
- Dhe çfarë i bën krimbit?
- I mësoj të notojë!
- - - - -
Kryetari i gjyqit: është e vërtet i pandehur që e rrëzove nga ballkoni?
I pandehuri përgjigjet: Po zoti kryetar, pra kam lehtësira në dënim.
Kryetari: Nuk ke asnjë lehtësi. Nuk mendove që mund të vrisje ndonjë kalimtar që kalonte poshtë.
- - - - -
Një herë Mitrua vajti në një panair.Gruaja e tij donte që t'i sillte një dhuratë që t'i ngjante Hënës. Mitrua bleu ç'farë kishte për të blerë dhe u kujtua për dhuratën e gruas.
I mori një pasqyrë të rrumbullakët, kur gruaja e mori në dorë filloi të qaj dhe tha:
- Mama, mama, burri im solli grua tjetër në shtëpi, shiko... Dhe i jep pasqyrën të shikohet.
Thotë atëhere mamaja, që dhe ajo s'kishte parë asnjëherë pasqyrë.
- Bre t'i e çmendur, për këtë plakë bëhesh xheloze.
- - - - -
- Mund të më thoni. Vajza juaj është ajo që luan piano tërë ditën?
- Po.
- Sa vajzë e mirë!E dëgjoj që bën prova nga mëngjesi deri në darkë. Do ta bëni pianiste?
- Jo. Por dua ta ndaloj të vendos gishtërinjtë në hundë.
- - - - -
Tomi shkoi në Kaukaz ku njerëzit jetojnë shumë vjet.Zbret nga autobusi dhe shikon një plakë njëqind vjeç që qan.
- Ç'farë ke pse qan?e pyet Tomi.
- Më qëlloi babai im, i përgjigjet plaku.
- Pse?
- Sepse hidhja gurë te gjyshi im!
- - - - -
Jorgua dhe gruaja e tij Varvara bënë një marrëveshje. Blenë dy kuti llamarine dhe bënë nga një vrimë.Thanë, që sa here që Jorgua shkonte me grua tjetër do të hidhte një kokërr oriz në kutin e tij. Të njëjtën gjë do të bënte edhe Varvara, me qëllim që pas njëzet vjetësh t'i hapnin dhe të shikonin se ç'farë i kishin bërë njëri- tjetrit.Kur kaluan njëzet vjet i hapën kutitë.Në kutinë e Jorgos u gjendën tridhjetë kokrra oriz dhe në të Varvarës asnjë.Dhe Jorgua e pyet:
- Moj grua, kaq besnike ishe tek mua?Dhe Varvara i përgjigjet:
- More Jorgo, pilafet që haje vitet e fundit, nga mendoje që ishin?
- - - - -
Një muzikant me violinë u gjend në xhungël.Papritur duke luajtur me violinë paraqiten luanët të cilët kërcejnë.Papritur vinë një luan tjetër dhe e ha muzikantin.Atëhere njëri nga luanët thotë.
- Nuk ju thashë që do të vijë shurdhi dhe do ta hajë!
- - - - -
Në një bar një zotëri, ka pirë disa gota dhe ka ardhur në qejf.Papritur kërkon nga barmani një letër dhe bënë llogari, e vazhdon këtë punë për shumë orë. Pastaj thotë:
- Dëgjoni miqtë e mi!Gruaja ime bënë dietë që të dobësohet.Sot në drekë më thoshte që në katër javë humbi 6 kile. E gjitha peshon 84 kile.Dhe çdo muaj do të dobësohet gjashtë kile... ah miqtë e mi... në 14 muaj e kam hequr qafe!
- - - - -
Dy alpinistë, pas një rruge të gjatë arritën në një fshat.Vajtën në një shtëpi dhe nga uria nuk mund të ecin dot. I ranë derës dhe thonë tek zonja e shtëpisë:
- Zonjë, po të duash na jep diçka për të ngrënë.Plaka mori një pjatë, e mbushi me qumësht dhe u tha:
- Hani, djemtë e mi.E pinë menjëherë qumështin dhe pyesin vajzën e plakës që ishte aty:
- Mos keni qumësht tjetër?
- Nuk kemi. Mamaja ime tha, që qumështin do ta jepnin tek të huajt, sepse ra miu brenda.
Atëhere vajza e zemëruar bërtiti:
- Mama, mama, ata të dy thyen pjatën që hante qeni!
- - - - -
Treni ishte i mbushur plot. Një pasagjer shikon një vend bosh, në të cilën ishte një valixhe.
- Më falni thotë në zotërinë që ishte ngjitur me valixhen, mos e dini a është i zënë ky vend?
- Po zotëri.Ri një shoku im i cili shkoi të blej një gazetë.
- Më falni.Ora kalon dhe zotëria me gazetën nuk duket.
- Shoku juaj rrezikon të humbas trenin thotë ai që është në këmbë.Pas pak treni niset dhe zotëria që është në këmbë shpërthen:
- Shoku juaj zotëria im i dashur e humbi trenin.Nuk mendoj që duhet të humbas dhe valixhen!Merr valixhen dhe e hedh nga dritarja...
- - - - -
Një jurist thotë në daktilografisten e tij që ishte e re në moshë:
- Sonte nuk mund të flija gjumë tërë natën për hatrin tënd...
- O, zotëri!Ç'farë thoni, përgjigjet duke u skuqur.
- Të vërtetën zonjushë!Tërë natën korrigjoja gabimet që kishit bërë në shkrimin që ju dhashë. .
- - - - -
Një ditë u takuan një Francez me një Gjerman.Gjermani dëgjon një derrkuc të këlthinj “oui!oui!” dhe i thotë Francezit:
- Zotëri, ja dhe një derrkuc që flet gjuhën tuaj!E keni për detyrë t'i përgjigjeni.
- E drejtë i thotë Francezi Gjermanit, por e flet aq keq që më vjen për të qeshur.
Mendova se mos fliste frëngjisht ndonjë patrioti juaj!
- - - - -
Vajti njëri nga Zyra e Taksave në shtëpinë e Xhonit dhe e pyet:
- Xhoni me ç'farë i ushqen pulat e tua?
- Me misër i thotë Xhoni.
- A!Me misër!Njëqind mijë taksë.Ç'farë të bëjë Xhoni i paguan, vitin tjetër vete prapë njeriu i shtetit e pyet Xhonin:
- Me ç'farë i ushqen pulat e tua?
- Me grurë!i përgjigjet Xhoni.
- A!Me grurë!Njerëzit nuk kanë të hanë dhe t'i ushqen pulat me grurë!
Dyqind mijë taksë!Ç'farë të bëjë Xhoni, përsëri paguan.Vitin tjetër vjen përsëri njeriu i shtetit dhe e pyet prapë të njëjtat gjëra:
- Tani thotë Xhoni, nuk i ushqej.U jap para dhe shkojnë të hanë në restorant!
- - - - -
Drejtori i një ndërmarrjeje shkon pa lajmëruar për vizitë në shtëpinë e një punëtori të tij!Ora është e tillë që e mbajnë për të ngrënë.Kur mbaruan të ngrënin dhe frutën, punëtori i
kërkon drejtorit që të qëndronte, që të pinin një konjak, por drejtori e refuzoi.
- Je një gafaxhi, i thotë e shoqja burrit, kur nuk kemi asnjë pikë. Mirë, nuk të thoshin gjë të goditurat me këmbë poshtë tavolinës?
- Të goditura?thotë i shoqi.Unë nuk hëngra asnjë!
- - - -
Një gruas së re që i kishte vdekur burri, pranon për vizitë një shokë të burrit.
- Si thotë ai.Do të qani tërë jetën tuaj Armandon.
- Po zotëri, thotë gruaja.Jam e qetë shpirtërisht.Tani e di ku kalon gjithë netët!

Anekdota

- - - - -
Xhorxhi kthehet në shtëpi dhe nga fytyra e gruas kupton se diçka e keqe ka ndodhur.
- Nuk dua të mësojë të këqijat tani, i thotë.Dua të më thuash vetëm të mirat.
- Si të duash, i thotë ajo.Nga të gjashtë fëmijët, të pestë nuk thyen këmbën!...
- - - - -
- Mund të më kthesh ombrellën që të dhashë, Tom?
- Fatkeqësisht, ia dhashë një të njohuri tim.Të duhet menjëherë?
- Mua jo, por ai që ma dha më tha që e kërkon i zoti ombrellën...
- - - - -
Një grua plakë shikon në një cep të rrugës disa fëmijë të mbledhur rreth një qeni.
- Ç'farë bëni ju këtu?i pyet.
- Themi gënjeshtra.Kush do të thotë gënjeshtrën më të madhe, do të marri qenin.
- Thoni gënjeshtra?Turp të keni!Unë në moshën tuaj nuk thosha kurrë gënjeshtra.Në atë çast një fëmijë bërtet:
- Fëmijë, ia jepni qenin.
- - - - -
Një lord thërret shërbëtorin dhe i thotë:
- Xheims, mësova që dje ishe i dehur.Të panë të rrokullisje në rrugë një fuçi dhe të këndoje këngë jo të hijshme.Është e vërtetë?
- Po zotëri, përgjigjet shërbëtori.
- Dhe unë ku isha Xheims?
- Brënda në fuçi lord!
- - - - -
Një burrë i ri pyet gruan e vet që është akoma më e re se ai.
- Më përpara se të më njihje, me sa burra kishe lidhje?Gruaja nuk përgjigjet.Ora kalon dhe burri frikësohet se me pyetjen që i bëri gruas mos e ofendoi.
- Përse nuk flet?e pyeti.
- Dhe ajo përgjigjet:
- Numëroj akoma!...
- - - - -
Xhorxhi, që është i varfër i rrëfehet një shoku të tij, se në qoftë se nuk ishte qeni i tij do të kishte vdekur nga uria muajt e fundit.
- Dhe ç'farë mund të të bëjë qeni yt e pyet me habi shoku i tij?
- E kam shitur tre herë deri tani.Sa herë që e shes rikthehet në shtëpi dhe unë përsëri e shes!
- - - - -
Një burrë qante pa pushim mbi një varr.Dikush që kaloi andej e pyet:
- Kë po qan nënën apo djalin?
- Jo, thotë ai do të kisha pushuar të qaja me kohë.Këtu është varrosur një burrë që vetëm unë jam në gjendje të di, që ishte burri më fatkeq në botë deri sa rronte.
- Dhe cili ishte ai?
- Ishte burri i parë i gruas sime!...
- - - - -
Një polic thotë tek një grua, që është në lagjen e tij:
- Do të paguash gjobë, sepse derdhe ujë në rrugë!
- Atëherë, zoti polic, kur të bjerë shi kë do të gjobitësh?
- - - - -
Një hajdut pulash shkoi të vjedh pula në një kotec.Sa futet brenda pulat fillojnë të kakarisin, i dëgjon pronari i pulave dhe del jashtë duke bërtitur:
- Kush është në kotec?
Dhe hajduti i pulave përgjigjet:
- Jemi ne pulat.
- - - - -
- Pse është e vështirë të zhvishet e vërteta?
- Sepse është... lakuriq!
- - - - -
- Zonjë, burri juaj ka nevojë për qetësi, thotë doktori, ju shkruajta një qetësues.
- Kur do të t'ia jap doktor?pyet gruaja.
- Nuk do t'ia jipni zonjë... ju do ta merrni qetësuesin!
- - - - -
- Si?Jeni i vetmi që shpëtuat nga mbytja:Ju lutem më tregoni si ndodhi.
- Shumë e thjeshtë, nuk arrita të hipja në anije.
- - - - -
Një zotëri hyn në një berberanë me një djalë të vogël dhe u kërkon që t'i presin flokët.
- Sa t’i qethni flokët do shkoj të blej një paketë cigare përballë.Qethja mbaroi dhe berberi priste zotërinë që të kthehej.E shikonte që ai po vonohej dhe i thotë djalit:
- Shumë orë nuk po bën babai yt për të blerë cigare?
- Nuk është babai im zotëri.Më ndaloi në rrugë tek po luaja me disa fëmijë dhe më thotë nëqoftëse dëshiroja që t'i qethja flokët falas!
- - - - -
Kam dy vjet që të flas tek gruaja ime.
- Për çfarë arsye?
- Nuk dua që ta ndërpres kur flet.
- - - - -
Një fëmijë që do ta dënonin sepse kishte vrarë babanë e tij paraqitet përpara gjykatësit.
- Pse e vrave babanë?e pyet. Dhe fëmija përgjigjet:
- Sepse desha të shkoja në shtëpinë e fëmijës!
- - - - -
Zoti Mihal përgatitet të vejë në pazar dhe e shoqja i thotë të blejë një lakrame.
- Sa të madhe e pyet ai?
- Afërsisht sa koka jote, i thotë gruaja.Shkon në një shok që kultivonte lakrame dhe i kërkon që ta lejonte të zgjidhte lakramenë që deshte.Pak më vonë, ai që kultivonte lakrame takon një shok, i cili e pyet:
- Ç'farë idioti ishte ai që vinte vërdallë në kopshtin tënd?Në kohën kur kaloja e pashë të provonte me kapele të gjitha lakramet!
- - - - -
Dy kauboj hynë në një “salun”. Mbështeten në banakun e barit dhe i pari thotë tek i dyti:
- I shikon ata pesë tipat në tavolinën e vogël?
- Si nuk i shikoj!Nuk ka klientë të tjerë përveç atyre dhe ne të dyve.
- Atë, të gjatin, brunin...
- Të gjithë janë të gjatë dhe brunë.
- Jo, them për atë me kostumin e bukur.
- Të gjithë kanë kostume te bukura.
- A!thotë tjetri i nevrikosur.Të them për atë që flet.
- Po të gjithë flasin.
Atëhere kauboi i parë nxjerr pistoletën dhe me katër të shtëna vret të katër të huajt.Kthehet menjëherë dhe thotë:
- Ja për të cilin të thosha.Për atë që ngeli i gjallë.
- A, po!Ç'farë deshe të më thoshe?
- Që e kam shumë inat!
- - - - -
- Mësova që ke orë.
- Po, kam.
- Dhe sa e bleve?
- Nuk pyeta për çmimin, sepse... nuk ishte asnjë në dyqan kur e mora!
- - - - -
Kush e drejton shtëpinë?T’i apo gruaja?
- Në shtëpinë time, gjërat janë pak të ngatërruara.
- Domethënë.
- Ja, shërbëtorja drejton fëmijët, vjehrra ime macet dhe gruaja mua.
- Dhe t’i?
- Unë... peshqit e akuariumit!
- - - - -
- Keni shumë kohë që gjuani elefant?
- Pyet një gjuetar i ri shokun e tij, kur ecnin në xhungël.
- O, jo! Të them të vërtetën, erdha në Afrikë të kap flutura, por një ditë... m’u thyen syzet!
- - - - -
Lili 5 vjeçe kthehet në shtëpi nga kisha dhe i thotë me mburrje mamasë së saj:
- Isha fëmijë shumë i mirë në kishë mama.Nuk ndenja vetëm urtë, por kur kaloi një zotëri të më jap një disk me para unë nuk i mora dhe i thashë: “Jo, faleminderit zotëri”.
- - - - -
- Baba, të lutem shumë më bli një timban që të loz, thotë Taqi.
- Djali im, kam frikë se do të më marrësh mendjen me atë.
- A, jo, nuk do të shqetësojë fare.Do luaj vetëm kur të flesh gjumë!
- - - - -
Mamaja e Joanës së vogël merrej me dezinfektimin e rrobave të burrit të saj të sëmurë.
- Pse e bëre atë, mama?pyet Joana.
- Sepse babai ka mikrobe, që kanë vajtur edhe tek rrobat që vesh.I ziej që të ngordhin mikrobet.
Joana e vogël u mendua pak dhe pastaj tha:
- Pse, mama, nuk ziejmë babanë që të ngordhin të gjitha mikrobet menjëherë?
- - - - -
Babai i premton Janit që t’i blejë një biçikletë, por Jani nuk e dinte biçikletën.Kur mbaroi shkollën, babai shikon në dëftesë një pesë, dhe e pyet:
- Ç'farë bëje Jani?
- Mësoja biçikletën, baba!
- - - - -
Në tavolinë Xhoni i vogël do që të flas.
- Pusho, i thotë babai.Fëmijët nuk duhet që të flasin para se të mbarojnë të ngrënin.
- Pasi hëngri Xhoni, babai e pyet se ç'farë donte të thoshte.
- Kur shkova në depo dhe mbusha shishet me verë, harrova që të mbyllë rubinetën e fuçisë.Duhet të rrjedhë akoma.
- - - - -
Në shtëpinë e një zotërie hynë hajdutë dhe morën gjithë paratë dhe florinjtë.
Djali i të zotit të shtëpisë, me kokën e mbushur me tregime policore me një ton serioz thotë:
- E sigurtë që hajduti ishte i pashkolluar!
- Dhe si e kuptove këtë djali im? - e pyet babai.
- E thjeshtë, la paprekur gjithë librat e mia të matematikës!
- - - - -
Kosta: Mama, Jani prapë lidhi teneqenë në bishtin e maces.
Mamaja: Dhe ti pse nuk e pengove?
Kosta: Nuk mundja. Unë mbaja macen!!!
- - - - -
I huaji: Ku të çon kjo rrugë.
Vogëlushi: Asgjëkundi, zotëri.
I huaji: Nuk ka mundësi, diku të çon.
Vogëlushi: Zotëri, të them nuk vete gjëkundi.Çdo mëngjes kur kaloj këndej dhe shkoj në shkollë këtu e gjej!
- - - - -
- Mama, duam të lozim cirk me Marinë. Do të na ndihmosh: unë dhe Maria do të bëjmë elefantët!
- Dhe unë ç'farë do të bëj?thotë mamaja!
- Do të jesh zonja që do të japësh copat e sheqerit tek elefantët!
- - - - - -
Një baba, kur gruaja e tij e është gati të lindë, pyet djalin e vogël:
- Mamaja do të të bëj dhuratë një vëlla ose një motër, t'i çfarë do nga të dyja?
- Në qoftë se nuk e ngacmon mamanë, më mirë të jetë... kalë!
- - - - -
Tomi kthehet nga shkolla i mërzitur. Mamaja e pret dhe e shqetësuar e pyet:
- Çfarë ke djali im? Mos të qëlloi ndonjë?
- Jo, jo, na sollën një mësuese të re dhe ajo është e pashkolluar!
- E pashkolluar!çuditet mamaja.Po si është e mundur kjo djali im?Si e kuptove?
- Ja, më vuri të shkruaj emrin tim dhe pastaj nuk mundi ta lexojë!
- - - - -
Një djalë i vogël afër pesë vjeç bën shëtitje me mamanë e tij. Afër tyre kaloi një grua shtatzënë.
- Mama, ç'farë ka brenda në bark ajo zonjë?e pyet djali.
Mamaja i thotë:
- Ka ujë vogëlushi im.
- Po mirë, nuk ka frikë mos i mbytet fëmija?

- - - - -
Një vogëlush i thotë mikut të tij.
- E di?Pas pak do të bëhem me vëlla.
- Po kush ta tha?
- E kuptova vete, i shkretë!Nuk do filozofi.
- Ja, vjet mamaja ishte gjithë kohën e pamundur dhe më bëri një motër.Tani është babai i pa mundur...
- - - - -
Mësuesi, pasi tregoi përrallën e ujkut me qengjin, thotë:
- E shikoni, fëmijë.Ujku hëngri qengjin sepse nuk rinte urtë.Atëherë, çfarë mësojmë nga përralla?
Ngrihet një nxënës dhe thotë që, nëqoftëse qengji do të ishte do ta hanim ne!
- - - - -
- Baba, pyet Kosta i vogël.Është e vërtet që kërpudhat rriten në vende me lagështirë?
- Po, kështu është.Rriten më shumë kur bie shi.
- A... tani kuptova pse janë të ndërtuara si çadra të vogla!
- - - - -
- Mama, çdo të thotë trashëgimni.
- Ajo që të japin unë dhe babai yt .
- Kuptova.Trashgimni = dru!
- - - - -
Një vogëlush në kinkaleri:
- Dua të më ndërroni lapsin që mora dje!
- Pse?
- Sepse bënte shumë gabime ortografike.
- - - - -
- Kush është Miri në shtëpi kafsha që do më shumë?
- Babai.
- O, Miri, nuk më kuptove! Babai nuk është kafshë.
- Zonjë!Kështu e thërret mamaja ime!
- - - - -
Një djalë i vogël luante me lodrat e tij elektrike.Ngjitur babai flinte dhe gërhiste.Për një çast gërhitja ndalon dhe djali i vogël, i befasuar, bërtet:
- Mama, hajde shpejt të shikosh babanë.Më duket se ju dogj motori!
- - - - -
- Le të të shikoj vetëm një herë përparësen të pastër, dhe le të vdisja!
Dhe vajza e vogël përgjigjet:
- Prandaj mama e bëj pis që të mos vdesësh.
- - - - -
Prifti i fshatit i premtoi Kostës 10 lekë, sa herë që do të zgjonte gjyshin e tij të dielën në mëngjes, që të shkonte në kishë.Pas dy të dielave, prifti takon në rrugë Kostën dhe i thotë:
- Kosta, nuk e shikoj gjyshin tënd në kishë.Ç'farë bëhet? Nuk zgjon në mëngjes siç të thashë, që të marrësh dhe 10 lekët:
- Dëgjo patër, i thashë gjyshit dhe ai më tha që do të më jap 20 lekë, që të mos ta zgjuaj.Kështu preferova propozimin e gjyshit!
- - - - -
Mamaja: Lefter, ik shpejt në shtëpi, sepse më duket që lash hekurin në prizë.
Lefteri: Mos ki frikë mama, nuk ka rrezik që të marrin flakë, sepse kam lënë çezmat hapur.
- - - - -
Dy vogëlushë shikojnë në koncert një duet:
- Desha të dija se për ç'farë arsye këndojnë të dy bashkë, pëshpërit njëri.
- Që të mbarojnë më shpejt, bre budalla!përgjigjet tjetri.
- - - - -
Ilia zgjohet i trembur, duke i thënë mamasë së tij:
- Pashë një ëndërr shumë të keqe.
- Ç'farë ëndrre?e pyet mamaja.
- Ja, shikoja që haja një sanduiç të madh.
- Dhe ku e shikon të keqen?
- Ja, kur u zgjova, mungonte jastëku!
- - - - -
Mamaja dha para në fëmijën e saj që të shkoj në kinema dhe të marrë gështenja.
Kur u kthye i tha:
- Nuk besoj të hidhje lëvozhgat nga gështenjat në shesh, si fëmijët që nuk janë të kulturuar.
- Jo, mama!I hidhja në kapelen e zotërisë që rinte ngjitur me mua...
- - - - -
Kosta pyet Janin:
- Pse vë pambuk në vesh në kohën që mëson?
- Që të mos të më hynë mësimet nga një vesh dhe të dalin nga tjetri, përgjigjet serioz Jani.
- - - - -
Xhoni i vogël është në qendër të vëmendjes në sallon.
- Fëmijë i gëzuar!thotë një zonjë.Dhe sa ngjan me babanë e tij!
- Por hunda është e gjyshit të tij.
- Dhe flokët e tij janë biond, njësoj si xhaxhait të tij.
- Goja është e mamasë së tij.
- Mirë, mirë bërtet i nevrikosur Xhoni.Dhe panteloni që kam veshur është i vëllait tim!
- - - - - -
Pyeten dikur Solonon, njeriun që bëri ligjet në Athinën e lashtë:
- Çfarë është ligji?
- Ligji u përgjigj Solonoja, është rrjeta e merimangës që kap insektet e vogla dhe të dobëta, kurse të mëdhenjtë dhe të fortët jo vetëm që nuk i kap, por e shkatërrojnë dhe kalojnë lirisht.
- - - - -
Tre gra bionde u ndodhen përpara një gremine.Nuk dinin si do të kalonin në anën tjetër.Njëra nga gratë bionde i lutet zotit që ta bëjë pesë herë më të zgjuar.Në atë kohë dëgjohen vetëtima dhe bubullima dhe gruaja nga bionde u bë me flokë të zezë.Në atë kohë u thotë dy shoqeve të saj:
në anën tjetër mund të kalojmë në qoftë se marrim degët e hardhisë dhe i bëjmë si litar.Por ky mendim nuk u pëlqeu.Gruaja e dytë i lutet zotit që ta bëjë 15 herë më të zgjuar.Në atë kohë dëgjohen vetëtima dhe bubullima dhe gruaja nga bionde u bë me flokë të kuqe.Në atë kohë u thotë shoqeve të saj:
- Unë mendoj që për të kaluar matanë duhet të presim ca dru të bëjmë një urë dhe të kalojmë.
Por edhe ky mendim nuk u pëlqeu.
Gruaja e tretë i lutet zotit që ta bëjë 100 herë më të zgjuar. Në atë kohë dëgjohen vetëtima dhe bubullima dhe gruaja bionde na kthehet në burrë dhe u thotë:
- Përse, nuk vemi të kalojmë matanë, nga ura që është pak më poshtë!
- - - - - -
Një zotëri ka vendosur një lule në xhepin e xhaketës.E takon një mik i tij dhe e pyet:
- Si e ka emrin kjo lule?
- Jasemi, - i përgjigjet.
- Po si shkruhet jasemi?
Atëhere shikon lulen dhe i thotë:
- Lulja quhet manushaqe.
- - - - -
Në një koncert këngëtari po këndonte një këngë, ndërsa spektatorët bisedonin njëri me tjetrin.Kur mbaroi këngën spektatorët e duartrokitën me entuziazëm dhe i kërkuan që ta këndonte përsëri.Ai e këndoi këngën ndërsa spektatorët bisedonin me njëri tjetrin.Kur mbaroi kënga u duartrokit me entuziazëm nga spektatorët, të cilët i kërkuan ta këndonte përsëri.Kjo gjë u përsërit edhe tri herë të tjera.Atëhere këngëtari i çuditur pyet përse kërkonin që të këndonte përsëri këngën.Dhe spektatorët i përgjigjen:
- Këndoje shumë herë që ta mësosh!
- - - - -
Një bionde shkon në një floktore për të prerë flokët dhe në vesh kishte vendosur akustikët e kasetofonit.Punonjësja që i priste flokët i pret padashur telat e akustikës, dhe gruaja bionde bie në shesh.E kthejnë andej këndej por gruaja nuk përmendet.Ndërkohë punonjësja merr akustikët dhe i vendosë në vesh dhe dëgjon:
“merr frymë, nxirë frymë”!
- - - - - -
Një zotëri hyn në farmaci dhe kërkon një ilaç për lemzën.Farmacisti rrëmben një thikë dhe fillon ta përzë me qëllim që ta tremb.Pasi e përzuri shumë orë farmacisti i thotë:
- Tani besoj se të iku lemza.
- Po nuk kisha unë... për Kostën e doja!
- - - - -
Jorgua dhe Kosta shkojnë të japin provime në Universitet.Kosta që ishte më i zgjuar, kalon i pari. Pedagogu pyet:
- Cilët ishin njerëzit e parë në tokë?
- Adami dhe Eva.
- Kur u bë kryengritja më e madhe në Greqi?
- Në 1821.
- Diellin, kush e studion?
- Shkenca, përgjigjet Kosta.Sapo del jashtë, thotë tek Jorgua.
- Përgjigjet jane: Adam dhe Eva, 1821 dhe i studion shkenca.
Hyn brenda Jorgua dhe pedagogu e pyet:
- Si të quajnë?
- Adam dhe Eva!!!
- Kur ke lindur?
- Në 1821!!!
- I çmendur je djalosh që më thua këto?
- I studion shkenca!!!përgjigjet Jorgua.
- - - - - -
- Unë mendoj se në të ardhmen mund të fitoj lloton, thotë një grek tek një shqiptar.
- Pse e mendon? - e pyet shqiptari.
- Sepse fati është i verbër, - thotë greku.Dhe unë jam doktor okulist.Dhe kështu, do të vij fati!
- - - - - -
- Dentisti: Tom pse më paguan më para të falsifikuara?
- Tomi: Sepse dhëmbët që më vure nuk janë të vërteta!!!
- - - - -
Një fëmijë Grek pasi mbaroi orët e mësimit, shkon drejt në shtëpi.
- Pse ecën kështu?e pyesin fëmijët e tjerë.
- Vete shpejt në shtëpi që të më rrah mamaja, thotë fëmija.
- Pse kaq shumë të pëlqen të rihesh?
- Jo, por kam frikë se mos vinë më shpejt babai në shtëpi...
- - - - -
Kosta dhe Jani hapën një dyqan që bënte suflaqe.Për shumë kohë punët u venin mirë, derisa një ditë ngjitur me ta u hap një dyqan tjetër që bënte suflaqe.Kështu puna ra dhe për pak kohë asnjë klientë nuk hynte në dyqanin e tyre.Vete Jani në dyqanin tjetër.
- Ore mik, ç'farë shet që na more gjithë klientët?Dhe tjetri përgjigjet:
- Këpucë krokodili!
I problematizuar Jani thotë tek Kosta:
- Do të shkoj në Afrikë të vrasë korkodila, dhe të sjellë këpucë krokodili, që të shtohet puna.Kaloi një vit, kalon dhe i dyti... në vitin e tretë Kosta humbet durimin dhe shkon që ta gjej.Pas një mundimi shumë të madh, e gjen diku në thellësi të xhunglës.Rrotull tij korkodilë të vrarë, të hedhur andej- këndej...
- Ç'farë u bëre Jani?thotë Kosta, ç'farë bëje kaq kohë?
Dhe Kosta:
- Do të zhytem për herë të fundit dhe nëqoftëse edhe ky krokodilë nuk ka këpucë të veshura, e le punën dhe ikim.
- - - - -
Në një bar rinë bashkë dy shokë dhe pinë uiski, kur nga lart filluan të bien çips.
- A! S’ka gjë më të mirë, thotë njëri.Uiski shkon me çips dhe në këtë bar e kanë si rregull që uiskin e servirin pa asnjë gjë.
- Shumë të shijshme dhe të shkrifta këto çips, thotë i dyti.Por nga bien?
Ngrenë që të dy kokën lart dhe shikojnë një leproz që kruhej!
- - - - -
Jani është një djalë i vogël, shumë fatkeq.U lind pa këmbë, invalid dhe në një aksident i humbet të dy duart.Një të diel i thotë mamasë:
- Mama do të shkojë të luaj futboll.
- Vogëlushi im, i thotë mamaja, si do të luash futboll me trupin tënd të vogël.
- Mundem mama... Unë do të jem topi...
- - - - -
Një gazetashitës bërtiste:
- Vrasje e madhe.Dyzet e dy viktima u therën nga një hajdut dhe vrasës!
E ndalon një zotëri, blen një gazetë.Gazetashitësi nxjerr thikën dhe e ther, i vjedh portofolin dhe vazhdon të bërtasë më fortë:
- Vrasje e madhe.Dyzet e tre viktima u therën nga një hajdut dhe vrasës!!!
- - - - - -
- Mos dini ndonjë metodë, që të zgjohem shpejt?Nuk e di si bëhet, por çdo ditë ngrihem më vonë nga dita e mëparshme!...
- Nuk ke se ç'farë të bësh do të ndjekësh të njëjtën taktikë.Duke u ngritur çdo ditë më vonesë, do të vij një ditë që do të ngrihesh shpejt!...
- - - - -
Dy shokë bisedojnë:
- Ah, më vjen të çmendem, sa herë kujtoj sa i dashuruar isha me gruan time.Deri sa me vinte ta haja të gjallë.
- Dhe tani?
- Tani pendohem, që nuk e bëra.
- - - - -
- Do të më kthesh ndonjë herë borxhin, që më more këtu e dy vjet?
- Po të jap zoti...
- A! Paske marrë borxh edhe nga zoti?
- - - - -
- Shoqja ime Maria këmbëngul që t’i u martove me mua për paratë e mia.
- E thotë nga zilia.Mos e beso.Ajo shpif, sepse nuk u martova me të mbasi nuk kishte para!
- - - - -
I zoti i dyqanit:
- Ju siguroj zonjë, se kjo kapele është një poemë!... Dhe zonja:
- Faleminderit shumë, kur të shikoj llogarinë burri im, do të bëhet... tragjedi!
- - - - -
Një harkëtar i pazoti bënte stërvitje, duke mos qëlluar asnjë herë në shenjë.Një shoku i tij që po ndiqte stërvitjen, iku papritur i trembur dhe ndenji përpara murit.
- Pse e bëre këtë?e pyet harkëtari i pazot.
- Që të jem i sigurt!
- Nuk kuptoj!thotë harkëtari.
- Është shumë e thjeshtë.Sa kohë që ndodhem përpara murit, nuk ka rrezik të më marrësh në shenjë!
- - - - -
- Më mëshironi, zotëri jam lindur i verbër.Kalimtari ndalon dhe lexon një tabelë që kishte varur, e cila shkruante “I lindur shurdhë”.
- Ç'farë je më në fund, i thotë lypsarit.Bërtet që je i verbër, kurse tabela jote thotë që je shurdh.
- Më falni, zotëri, thotë lypsari.Bëra gabim.Kjo anë e tabelës është për tjetër lagje!
- - - - -
Dy shokë, gënjeshtarë të shquar, rinë në sheshin e kishës së fshatit dhe mendojnë se kush do të thotë gënjeshtrën më të besueshme.
- Shikon, i thotë papritur njëri, përballë në majë të kambanës një mizë.
- Jo, more, ku është?thotë tjetri.
- E more, atje lart.Nuk e shikon që ecën?këmbëngul i pari.
- Nuk e shikoj, përgjigjet tjetri, por dëgjoj të ecurat e saj!
- - - - -
Një zotëri dhe një zonjë ikin për udhëtim.Hyn në tren dhe kohën që do të nisej treni:
- Ta marrë, bërtet zotëria, harrova mbi tavolinë një letër, që duhej ta postoja. Në stacionin e parë që do të bëj treni do të marrë në telefon shërbyesen që ta çoj në postë.
- Gjithmonë i njëjti je, i thotë zonja.I papërqëndruar dhe i pamenduar.Pas dy orësh arin në stacionin e parë dhe në kohën që zotëria zbret që të marrë në telefon, i bërtet zonja:
- Dëgjo Kosta, tani që do të flasësh në telefon me shërbyesen, i thuaj me këtë rast që të mbyllë çezmën e banjës!
- - - - -
Një stacion televiziv organizoi një mbledhje me gra bionde nga e gjithë bota, me qëllim që të tregojnë që gratë bionde janë më të zgjuarat.Drejtuesja e mbledhjes edhe ajo bionde pyet një grua:
- Klara sa bëjnë 10+5?
- 35, i përgjigjet.
Në sallë dëgjohen të qeshura dhe të bërtitura.
- T’i jepet një mundësi tjetër, - thonë.
E pyet përsëri Klarën sa bëjnë 10+5 dhe ajo përgjigjet:
- 25.
Prapë të qeshura dhe të bërtitura në sallë.
- T’i jepet edhe një mundësi tjetër.
E pyet përsëri: sa bëjnë 10+5?
Dhe ajo përgjigjet:
- 15.
Prapë të qeshura dhe të bërtitura në sallë, të cilat thonë:
- T’i jepet edhe një mundësi tjetër!
- - - - -
Në rrugë:
- Orët e policëve nuk shkojnë si orët e botës.
- Pse?
- Para dy muajsh një polic më tha:
- Shkojmë për 2 minuta në polici dhe ika sot...
- - - - -
Bashkëshorti ndihmonte në lindjen e gruas duke mbajtur një llampë vajguri që të shikonte doktori. Kur doktori nxori dy bebe, bashkëshorti u zhduk bashkë me llampën.
- Ej t'i , i bërtiti doktori, hajde këtu dhe më sillë llampën.Më duket se shikoj një tjetër...
- Jo nuk vij bërtiti i dëshpëruar.Duket që kjo llambë e mallkuar i tërheq...
- - - - -
- Pse ike nga pronat e zotit Vasil barba Jani.Njëzet vjet punove atje.
- Të të shpjegoj, para disa kohësh një makinë goditi një derrkuc.E therëm dhe hëngrëm. Pastaj ra kali dhe theu këmbën.E therëm edhe atë dhe e hëngrëm.Më vonë ngordhi lopa.Para se të ngordhte e therëm dhe e hëngrëm.E, pardje vdiq vjehrra e pronarit dhe...
- - - - -
Këtu është hiri i vëllait tim...
- Si, qysh!Ka vdekur vëllai juaj.Nuk e dija.
- A, jo. Ron dhe është shumë mirë.Është gjithashtu shumë koprac dhe përdor për tavëll këtë vazo të vjetër!
- - - - -
Biseda midis shitësit të makinave dhe klientit.
Klienti: Dhe harxhon shumë benzinë.
Shitësi: Shumë!Ç'farë thoni!Me një lugë benzinë mund të bëni dhjetë kilometra.
Klienti: Lugë kafeje apo të supës.
- - - - -
Jorgua ishte toger në ushtri dhe priste vite të tëra gradimin e tij.Një ditë shkon për inspektim larg nga qendra dhe nga shtëpia dhe kur u kthye, gjeti gruan e tij lakuriq dhe të trembur.
- Ç'farë pësove?e pyeti.
- Burri im i dashur.Filloi ajo me lot në sy.Sa munda durova.Në fund fjeta me atë në krevat.
- Kush ishte?bërtiti burri i saj.Më thuaj kush ishte që ta vras!
- Koloneli!i thotë gruaja
- Koloneli?dhe Jorgua u gëzua.Ç'farë më thua!Dhe ç'farë tha?Erdhi gradimi im?Erdhi?
- - - - -
Një pedagog i Universitetit takon një ish studentit e tij dhe e pyet:
- Ç'farë pune bëni tani?
- Shkruaj, që të rroj.
- Bravo!Shumë mirë!Dhe ç'farë shkruani.
- Shkruaj në një hallë të pasur dhe ajo më dërgon para!
- - - - - -
Një udhëtar i papërqendruar kërkon biletën e tij, që t‘ja tregoj kontrollorit.Biletën nuk e gjen dhe nevrikoset kaq shumë, saqë kontrollit i vjen keq dhe me mirësjellje i thotë:
- Nuk ka gjë zotëri, nuk u prish bota.Dhe udhëtari i shqetësuar:
- U prish.Sepse pa biletë, nuk e di për ku udhëtoj!
- - - - -
Kamerier, ç'farë gjëra janë këto.Në akullore gjeta dy milingona...
- Ba!Bëkan dhe sport dimëror.
- - - - -
Tek Xhoni, tregojnë për herë të parë binjakët, që lindi mamaja e tij.Xhoni i shikon me vëmendje dhe merr vendim:
- Këtë duhet të mbajmë.
- - - - -
Në Bashkimin Sovjetik një mësues pyet nxënësit:
- E shikoni atë shtëpi?
- E shikojmë i përgjigjen nxënësit.
- E shikoni se ekziston, thotë mësuesi.
- Po zotin e shikoni?
- Jo nuk e shikojmë i përgjigjen nxënësit.
- Pra, nuk ekziston zoti, thotë mësuesi.Pas pak ngrihet një nxënës dhe pyet:
- E shikoni mendjen e mësuesit?
- Jo nuk e shikojmë, përgjigjen nxënësit.Atëhere mësuesi nuk ka mëndje, thonë nxënësit.
- - - - -
Dy të vdekur paraqiten të njëjtën ditë tek shën Petrua, që të hynë në Parajsë.
- Me ç'farë të drejte kërkon të hysh brenda? pyet të parin Shën Petrua.
- Patëri im, isha i martuar tridhjetë vjet me të njëjtën grua.
- Patjetër të kalosh.Je një martir.
- Dhe t’i?pyet të dytin.
- Unë Shën Petro, brenda në njëzet vjet, u martova gjashtë herë!
- Jashtë këndej.Bërtiti i zemëruar Shën Petrua. Këtu pranojmë martirët, por jo dhe maskarenjtë!
- - - - -
Tomi do që të shkoj në Diell.Xhoni i thotë:
- Në diell Tomi, nga nxehtësia e madhe nuk do të durosh dhe do të vdesësh.
- Pse ç'farë mendon, kaq budalla jam që të shkoj ditën që ka nxehtësi!Do të shkoj natën që bën fresk! Përgjigjet Tomi.
- - - - -
Dy vogëlusha, në Amerikë, kalonin nga një çadër ku kishte brenda njerëz lakuriq.Njëri vuri syrin tek një vrimë dhe i thotë shokut të tij:
- Të shikosh njerëz këtu brenda!
- Burra apo gra?pyet vogëlushi tjetër.
- Ku ta di unë?Nuk kanë të veshur rrobat e tyre!
- - - - -
- Pse qesh, kur lutesh, Ana?
- Po nuk më ke thënë gjyshe, kur ndonjëri qesh, tjetri nuk mund ta kundërshtoj për asgjë?

- - - - - -
- Dhe këmbëngul akoma që je i pafajshëm, i thotë gjykatësi, kur shtatë dëshmitar të panë që të vidhje gjerdanin e florinjtë.
- Në qoftë se doni dëshmitarë zoti gjykatës, përgjigjet i pandehuri, unë mund t‘ju sjellë shtatëqind njerëz që nuk më panë që ta vidhja!
- - - - - -
- Më vjen shumë keq, thotë kamerierja, por zonja më tha që nuk është në shtëpi.
- Nuk ka gjë, vajzë e dashur, mos u mërzit, i përgjigjet vizitorja. Do t’i thuash vetëm që u gëzova shumë që nuk erdha.
- - - - -
Një kapitalist i ri ndërtoi një vilë moderne dhe në portën e jashtme shkruante me gërma të arta: “Asnjë i pazoti nuk do të kalojë nga ajo portë”!
Një kalimtar e shikonte që kënaqej me tabelën që vuri, dhe i thotë:
- Mirë, po t’i nga cila portë do të hysh?
- - - -
Një burrë i shëndoshë hyn në autobus.E shikon njëri, dhe i pëshpërit shokut të tij:
- Shiko... një hipopotam!
Burri i shëndoshë e dëgjon dhe i thotë qetë-qetë:
- Zotëri, autobusi është si kutia e Noes.Ka brenda nga të gjitha llojet e kafshëve... akoma dhe gomar!
- - - - -
Një i ri kalon provimet në shkollën e aviacionit.
- Le të presupozojmë, i thotë pedagogu, që je përgjegjës në një aeroport të vogël.Pista e uljes së avionëve është e prishur, dhe nuk ka mundësi që të përdoret, por afrohet një avion dhe do që të ulet në pistë.T’i ç'farë do të bësh?
- Do t’i jap shenjën e rrezikut me anë të radios.
- Po nëqoftëse radioja nuk punon?
- Do t’i hedh fishekzjarre të kuqe, që lajmëron rrezik.
- Po nëqoftëse nuk ke fishekzjare?
- E! Atëherë do të marr në telefon gruan time:
- Si? Do të marrësh në telefon gruan tënde.Nuk më thua ç'farë kolpo është kjo?
- E dini, meraku i saj është që nuk ka parë një aksident me avionë!
- - - - -
- Zoti drejtor, thotë punonjësi, duke hyrë në zyrën e tij, desha të të kërkoja leje...
- Prapë njësoj, përgjigjet drejtori.Na ke tronditur me lejet.Leje pse djali yt është i sëmurë, leje sepse vjehrrin tënd e goditi një makinë, leje sepse vjehrra jote do të bëjë operacion bajamet, leje sepse duhet të varrosje kunatin...
- Më falni, i përgjigjet, këtë herë është diçka shumë serioze.Do të martohem!
- - - - -
Në një cirk vizitorët shikonin diçka të veçantë.Në të njëjtin kafaz, një luan me një qengj.
- Shikoni, thotë përgjegjësi i cirkut, kjo do të thotë të jetosh me paqe.
- E pabesueshme!Diçka e veçantë!thotë një vizitore.Si ka mundësi?
- Është e lehtë, shumë lehtë... Vendosim çdo ditë nga një qengj.
- - - - -
Një i ri nga Korsika sëmuret nga gripi dhe babai që ta shërojë i jep vazhdimisht aspirinë.Në darkë para se të flinte i ati i thotë:
- Doming nuk merr akoma një kokërr aspirinë?
- Po prit, baba.M’u mërzitën tërë ditën aspirinat.Më bëjnë që të djersitem dhe është e padurueshme!
- Ajo vërtet është e mirë.Është mirë që të djerësitesh, kur ke grip.
- Dhe unë them, që ato djersë më bëjnë që të sëmurem më keq.
- Të sëmuresh?Pse?
- Sepse... më kujtojnë punën!
- - - - -
Një vogëlush i lutet gjyshit të tij që ta çojë në cirk.Por gjyshi nuk ka qejf ta çojë.
- Gjysh, ka numra shumë të mira, këmbëngul vogëlushi.Ja... në një numër, është një grua e bukur që i ka hipur një kali të bardhë, nuk ka veshur asnjë rrobë, është e mbështjellë me flokët e gjata të saj.
- E mirë, do të të çojë, i thotë... Kam edhe unë shumë kohë që të shikojë kalë të bardhë!
- - - - -
Një i ri pyet të fejuarën e tij:
- E dashura ime, jam burri i parë që të puth?
- Xhon përpara se të vazhdojmë, i thotë e reja Amerikane, do të doja të të bëja disa pyetje:
- E di që babai im është milioner dhe unë jam e vetmja trashgimtare?E di që janë të miat tre milion dollarë?
- Po.
- Atëherë, në emër të zotit, mos fol budallallëqe.Ç'farë do të ndërronte nëqoftëse kisha puthur dhe njëmijë të tjerë përpara teje.
- - - - -
- Është çmenduri i dashur.Kapa gruan në krevat me shokun tim më të mirë.
- Dhe ç'farë bëre?Mora hak siç duhet.
- Domethënë?
- Shita krevatin!
- - - - -
Prifti një fshati kishte ftuar besimtarët të bënin lutje zotit që të binte shi.Besimtarët mblidheshin ngandalë-ngandalë në kishë, por prifti i shikonte me një shikim gjithnjë e më të egër.Në një çast, hipën lart në një karrige dhe bërtet:
- Jeni të pabesë.Nuk besoni tek zoti!
- Si nuk besojmë?
- Po!Erdhët këtu që të faleni që të bjerë shi dhe asnjë nga ju nuk ka sjellë ombrellën!!!
- - - - -
Në një qytet të vogël, një mësues ndalon makinën, kur i bën me shenjë polici i trafikut.Polici i kërkon dokumentet dhe ia shikon mirë e mirë.
- Në rregull, i thotë, shkoni në atë kolonë dhe thoni njëqind herë: “do të ndaloj me fanar të kuq”.
- Po...
- Nuk ka “po”, thotë polici.Pesë vjet të tëra e prisja këtë çast!
- - - - -
- Sot, shokë të mi do t’ju them diçka të re.Mora që thoni, një dru dhe e lyejta me ngjyrë mermeri dhe e hodha në një enë me ujë dhe për çudi, shkoi në fund.
- A, ajo nuk është gjë, thotë tjetri.Unë bëra një pikturë me dëborë, pastaj vura termometrin dhe ai zbriti minus 10 gradë.
- A, thotë i treti... Unë pikturoja një shokun tim, ishte kaq i gjallë, sa detyrohesha t’i ruaja mjekrën çdo javë!
- - - - -
- Një burrë i ri serioz hyn në një dyqan ku shiten kafshë shtëpiake:mace, qenë, etj.Shikon rreth e rrotull pa ditur të marrë një vendim, ndërkohë një shitëse i afrohet:
- Zonjushë, thotë i riu.Kam një klient, që kërkon shoqëri.
- Po, bie dakord vajza.Më thoni, se ç'farë kafshe t’ju propozoj.
- Eshtë shtatëdhjetë vjeç, shumë i mirë, i pasur, por afër vdekjes pa të afërm dhe miq.
- Mendoj, thotë vajza pasi u mendua pak, kam atë që kërkon klienti juaj.
- Në rregull thotë i riu gëzuar.Ç'farë kafshe më propozoni:
- Mua!
- - - - -
Dy burra qëndronin në një bar.Nuk kalon shumë kohë dhe nisin bisedën.Pastaj qeras njëri- tjetrin dhe bëhen shok.
- Unë pres gruan time, thotë njëri.
- Edhe unë të njëjtën gjë, gruan time pres, përgjigjet tjetri.Përsëri qerasin njëri- tjetrin.Zonjat vonohen dhe të dy zotërinjtë pinë përsëri që të kalojë ora.Pak të trubullosur shikojnë pas pak dy gra të hyjnë në bar, njëra pas tjetrës.
- Shiko ç'farë koçidience, thotë njëri.Njëra, ajo që vinë e para, është gruaja ime dhe ajo që po vinë prapa është dashnorja ime.
- Vërtet konçidiencë e çuditshme, përgjigjet tjetri.Me mua ndodh krejt e kundërta!
- - - - -
Në një rrugë në orën dy të natës:
- Më falni, mund të më thoni nëqoftëse ka këtu afër ndonjë postë policie?
- Jo nuk ka.
- Më falni, mos patë ndonjë polic ose kalimtar këtej.
- Jo.
- Atëhere nuk ka asnjë rrezik që të na bezdis njeri.Më jepni, të lutem, portofolin tuaj!
- - - - -
Një çoban e thërrasin në qytet si dëshmitar në një gjyq.E pyesin:
- Si quhesh?
Thotë emrin e tij.
- Je i martuar?
- Kush, unë?
- Po, t'i.
- Jam.
- Me kë?
- Kush unë?
- Mos thuaj: kush, unë!Hajde!Me kë je i martuar?
- Me një grua!
- Bre budalla, di ndonjë që të jetë martuar me burrë?
- Kush, un... ?Po di!
- Kë?
- Motrën time!
- - - - -
Në një kafene të një lagjeje hynë i nevrikosur një njëri trup madh dhe bërtet:
- Kush nga ju është Tom Sinjori?
Asnjë nuk përgjigjet dhe i zemëruar pyet përsëri, këtë here me zë më të egër.Në këtë çast nga fundi i kafenesë, një njëri trup vogël thotë:
- Unë jam Tom Sinjori.Njeriu trup madh i hedh disa pëllëmbë të shpejta fytyrës dhe ikin si furtunë. Njeriu trup vogël ngrihet nga dyshemeja dhe fillon të qeshë me gjithë zemër.
- Ja punova, thotë.Nuk më thonë mua Tom Sinjori.
- - - - -
- Ç'farë para, janë ato që më riktheve Niko?
- Ato që më dhatë, që të blejë pullë poste, zotëri.
- Dhe nuk e dërgove letrën?
- Kur vajta ta hidhja në kutinë e postës, pashë që nuk më shikonte njeri dhe hodha letrën pa i ngjitur pullën.
- - - - -
Një Parisian shkon në qytetin e Napoleonit dhe merr me qira një vilë afër detit.Shtëpia ishte e mbyllur gjithë dimrin, dhe duhej që të mirëmbahej.Gjen një punëtor vendas dhe i shpjegon se ç'farë kërkon nga ai.
- Dua, i thotë, të bëni muret me gëlqere dhe të hiqni pluhurat nga dhoma.Pastaj të fshini fletët e thata nga kopshti dhe të presësh degët e thata nga pemët.
- Mirë, thotë Korsikani.Po mirë nuk më thoni?Doni që të pastroj borën rrotull shtëpisë?
- Dëborë?I çmendur je: ku e gjete dëborën në mes të verës:
- Di shumë mirë që këtë kohë nuk ka dëborë.Por sa të bëjë të gjitha këto punë që më thoni, do të ketë rënë dëborë!
- - - - -
Një zonjë dhe një zotëri po presin në stacionin e autobusit.Qeni i zonjës vinë rrotull tek këmbët e tij i cili tregon shenja nevriku.
- Mos u trembni, i thotë zonja.Nuk kafshon!
- Nuk tremben mos më kafshon, thotë zotëria?Më shqetëson mënyra sesi ngre këmbën sa herë që afrohet...
- - - - -
Në një repart ushtarak vinë një gjeneral dhe pyet:
- Si të quajnë?
- Niko.
- Nuk më thua, çfarë është Atdheu?
- Nuk e di.
- Shpejt në vendin tënd.Hajde t’i këtu.
- Si të quajnë?
- Mihal.
- Nuk më thua, çfarë është Atdheu?
- Nëna jonë gjeneral!
- Bravo djali im!Shko në vendin tënd.
- Hajde këtu t’i Jorgo.Ç'farë thamë që është Atdheu?
- Mamaja e Mihalit, gjeneral!
- - - - -
Dy bura vinë në një bar të një hoteli dhe bisedojnë.
- A!thotë njëri, ajo biondja me pulover blu dhe sy të mëdhenj, është shumë e mirë.Si thua mund të kem shpresë?
Tjetri i përgjigjet me mirësjellje:
- Sa për atë, i dashur, fatkeqësisht nuk jam në gjëndje të të përgjigjem.Nëqoftëse shikoni që keni shpresë, do t’ju lutesha të më lajmëroni...
- Pse?thotë i pari.
- Sepse... jam burri i asaj gruaje!
- - - - -
Një turist amerikan kthehet nga udhëtimi që bëri në Evropë dhe i tregon gruas së tij fotografitë që nxori.Ndërmjet fotografive të tjera ishte edhe ajo e kështjellës së Pizës.Gruaja shikon fotografinë shtrembëron fytyrën dhe bërtet:
- Prapë i pirë ishe atë ditë!
- - - - -
Një njeri ecte i vetëm me biçikletë.Bën të marrë një kthesë dhe papritur godet një kalimtar.Lë biçikletën dhe ngre kalimtarin.
- Je me fat zotëri, i thotë.
- Pse jam me fat.
- Sot jam me leje.Zakonisht drejtoj autobusin!
- - - - -
Qytetarët e Teksasit bëjnë një festë të madhe me rastin e njëqind vjetorit të lindjes së një bashkëqytetari të tyre.Një gazetare e pyet të moshuarin:
- Jetëgjatësa jote kujt i dedikohet?
- O, thotë plaku, është e lehtë.Roj akoma sepse nuk zbulua vrasësi i Bil Xhond!
- - - - -
Një çift i sapo martuar kthehet në shtëpi nga zyra.
- E dashur, i thotë gruas, nuk desha të kishe bela, por fola përgjegjësin, që të hamë bashkë drekë.
- Ah! Floriri im, nuk kam përgatitur asgjë, nuk kisha pare dhe...
- Nuk ka, me të vërtetë asgjë për të ngrënë?pyet i shoqi shumë i mërzitur.
- Ka ngelur që dje pak oriz, por...
- Nuk ka gjë?Dëgjo se ç'farë do të bëjmë.Kur të vij përgjegjësi im do t’i them që keni për të ngrënë një pulë të mirë.
T’i do të jesh në kuzhinë.Pas pak do të lësh të bjerë poshtë një pjatë.Unë do të bërtasë: “nuk besoj të jetë pula”.Dhe t’i do të përgjigjesh e mërzitur: “po...”.Dhe përgjegjësi do të hajë oriz...
Përgjegjësi vjen.Rri në tavolinë.Papritur dëgjohet një zhurmë nga pjata që thyhen.
- Nuk besoj të jetë pula, flet i shoqi.
Dhe nga kuzhina zëri i mërzitur i gruas.
- Jo, i dashur im, është orizi...
- - - - -
Si shkon vogëlushi juaj?
- O, shumë mirë.Këtu e gjashtë muaj ecën.
- Atëhere, gjendet shumë larg...
- - - - -
Një burrë i martuar dhjetë vjet, hyn në kishë dhe bënë kryqin përpara Krishtit.
- Krishti im, pëshpërit, të jesh i kënaqur që të kryqëzuan dhe nuk të martuan.
- - - - -
Një shofer duke hyrë me makinë në një fshat, bie në një gropë dhe pëson dëm të madh. Fatmirësisht diku më poshtë ka një servis.Me ndihmën e dy fshatarëve shtyn makinën deri në servis, ku shikon edhe tetë makina të tjera të presin që të rregullohen.Të gjitha kanë pësuar të njëjtin dëmtim.
- Pse, nuk e rregullojnë më në fund, atë rrugë?thotë i nevrikosur një shofer.
- E dini, përgjigjet një fshatar.Kryetar i këshillit të fshatit eshtë ai që ka servisin dhe me gjithë këtë punë që ka, nuk i ngelet kohë që të kujdeset...
- - - - -
Një balerinë i thotë tjetrës:
- E shikon atë zotëri të veshur mirë?
- Po, e di.Eshtë zoti Tanagra.Eshtë milioner.
- Po, milioner.Unë e bëra.
- Ç'farë më thua?
- Po!Më përpara ishte miliarder!
- - - - -
Një grua me të zeza afrohet tek varri i të vdekurit dhe i vendos lule.Pas pak shikon një grua ngjitur me varrin, ku është ajo, të lerë pesë cigare në varr, dhe i thotë:
- Fantazon që i vdekuri mund t'i pijë cigaret?
- Do t'i pijë në orën kur juaji do t’u marrë erë luleve!
- - - - -
Ndërmjet dy nxënësve:
- T'i, Mimi, falesh para se të hash bukë?
- Jo, nuk ka arsye.Mamaja ime gatuan mirë!
- - - - -
Një e re Amerikane, qëllon me hekurin e hekurosjes një hajdut sapo e pa të hyjë në shtëpinë e saj, kurse ajo shfajësohet duke skuqur:
- Kujtova mos ishte burri im, që u kthye më në fund në shtëpi...
- - - - -
Jani bisedon me shokun e tij Thanasin:
- Dje, në uzinë Miçua u ngatërrua në makineri dhe preu gishtat.
- Do të mund të kish ndodhur edhe më keq.
- Domethënë?
- Mund të kish prerë edhe dorën.
- Nuk të thashë.Dje Jorgua ra nga shkalla dhe theu këmbën.
- Do të mund të kish ndodhur edhe më keq.
- Domethënë?
- Mund të kishte thyer kokën.
Një darkë Thanasi shikon Janin që ecën në rrugë si i çmendur.
- Jani, Jani, ç'farë ka ndodhur?
- Lëre, ku të të them.Tani sapo u ktheva në shtëpi gjeta një tjetër në krevat me gruan time. Rrëmbeva pistoletën dhe e vrava.
- Do të mund të ishte dhe më keq.
- Domethënë?
- Nëqoftëse do të vije një orë më përpara do të më vrisje mua!
- - - - -
Dy mace vuanin për të ngrënë.Rinin përpara folesë të minjve, të cilët nuk guxonin të dilnin.Një mace u tregua shumë e zgjuar.Vajti jashtë folesë së minjve dhe në vend që të mjaullinte, filloi të bëj si qen. Hum! Hum! Hum! Në këtë kohë një mi del nga foleja dhe macja e kap.
- Po mirë, i thotë, unë dëgjova qen!
- E dashur, i thotë me krenari macja, në kohët e sotme, nëqoftëse nuk di ndonjë gjuhë të huaj, nuk mund të jetosh!
- - - - -
Në fund të një dreke të pasur, i zoti i shtëpisë me një zë serioz dhe melankolik:
- Sot festojmë një ngjarje të madhe.Përpara njëqind vjetëve lindi Guliem Teli.Kur unë isha fëmijë, Guliem Teli ishte simboli im.Dashurinë time për të ja kisha transmetuar edhe shokut tim më të mirë, që e quanin Pavllo.Në çdo pushim në shkollë unë dhe Pavllua loznim Guliem Telin.Pavlo merrte mollën, e vendoste në kokë, unë merrja shigjetën dhe merrja shenjë mollën.I shkreti Pavllo!Sot do të ishte 34 vjeç!
- - - - -
Hajduti në një dorë kishte pistoletën dhe e mbante drejtuar tek punonjësi i bankës, kurse me dorën tjetër i jep një shënim ku shkruan:
“Vendosi të gjitha lekët në trastë dhe mos luaj”.
Punonjësi i bankës i shkruan një tjetër shënim hajdutit:
- Rregullo gravatën dhe ri drejt, se po të marrin fotografi.
- - - - -
Një fshatar erdhi për herë të parë në Athinë.Kur u kthye në fshat, e pyet një bashkëfshatar në kafenenë e fshatit:
- E shikove “ushtarin e panjohur” në Athinë, barba Jani?
- Kë të huaj më thua?Mos nga të gjithë ushtarët që shikova, më ishte ndonjë i njohur?
- - - - -
Një lypës hyn në kishë që të falet.
- Zoti im, më jep të lutem një mijë lekë që të blejë bukë për fëmijët.
Asnjë përgjigje.
- Mirë, zoti im, më jep pesëqind lekë.
Asnjë përgjigje.
- Zoti im, treqind janë shumë të më japësh?
- Po!dëgjohet nga brenda një zë.Për një bukë nuk duhen më shumë se pesëdhjetë lekë.
- Merr një pesëdhjetëshe, që të marrësh siç thua, një bukë dhe të dish që zoti nuk është i pa informuar.E di dhe ai çmimin e bukës!
- - - - -
Dy gënjeshtar bënin garë midis tyre:
- Shiko atje, thotë një gënjeshtar tek tjetri, asnjë herë nuk kam parë kaq lakrame të madhe.
- Ç'farë thua, thotë tjetri.Unë kam parë më të madhe, sa shtëpia që ke përballë.
- Ç'farë thua ore: bravo!Diçka të ngjashme në madhësi kam parë dhe unë dikur.Por jo lakrame.
- Ç'farë?
- Në një dyqan në Amerikë, pashë një tenxhere me presion, pak më e madhe nga ajo kisha që duket prapa asaj peme.
- Më lejo që ta besoj.Për çfarë do të duhet një tenxhere me presion kaq e madhe.
- Për të vënë lakramen që pe t’i.
- - - - -
Një hajdut i shquar ishte gati të vdiste. Vajza e tij thërret priftin që të rrëfehet.
- Djali im, thotë prifti, pendohu.Beso tek zoti, para se të jetë vonë.Kujdesu që të mos gjesh të mbyllura dyert e parajsës.
- Çfarë thua, patër!pëshpërit ai.Kujton që ka porta që nuk mund t'i hap?
- - - - -
Një ditë një i njohuri i Llaqit, e takon në rrugë që po kthehet nga fusha me një çantë të mbushur me fruta dhe lakra.E kishte hedhur prapa kurrizit dhe vetë kishte hipur në gomar.
- Përse nuk e var çantën në samar Llaqi, por e ke të hedhur prapa kurrizit?
- Nuk dua të lodh gomarin.Boll që më ka mua sipër të mbajë edhe çantën?
- - - - -
Një polic shoqëron një polic të ri dhe i thotë se ç'farë detyrash duhet të bëjë.
- Do të kontrollosh këtë rrugë.E shikon atë dritën e kuqe që ndizet atje?Do të shkosh deri atje dhe do të kthehesh.
Polici shkon në shtëpi i qete që të fle.Në mëngjes shkon në postën e policisë dhe i thonë që polici i ri nuk u kthye.I shqetësuar polici dërgon policë të tjerë që ta gjejnë.Por polici i ri nuk duket gjëkundi.Kalon një ditë, dy, tre, por polici i ri nuk duket gjëkundi.Kur pas dhjetë ditësh i humbur hynë në postën e policisë, i lodhur dhe me këpucë të grisura.
- Ku ishe more djalë?e pyet polici.
- Nuk më thatë që të shkoj deri tek drita e kuqe?
- Po, dhe pastaj?
- E, ajo dritë e kuqe ishte e një makinë që shkonte në Tiranë...
- - - - -
Në një aeroplan që bën itinerarin nga Nju- Jorku në Los Anxheles, një pasagjer ngrihet dhe shkon tek piloti me një pistoletë dhe i thotë:
- Shkojmë në Havanë!
- Më vjen shumë keq, thotë piloti, erdhi një grua përpara teje me një bombë në dorë dhe më kërkoi të shkojmë në Kairo.
- - - - -
Në gjykatë:
- Domethënë hape tre herë dyqanin e zotërisë.
- Po!Vetëm një fustan vodha.
- Një fustan? Atëhere pse vajte tri herë?
- Fatkeqësisht, nuk i pëlqeu gruas dhe më dërgoi që ta ndërroj dy herë!!!
- - - - -
Njëri që kishte vënë kandidaturë për kryeplak do të mbante një fjalim dhe u mundua tri ditë, për ta shkruar.Që të ishte i sigurt që fjalimi i tij ishte i mirë e dha tek mësuesi t'i thoshte mendimin e tij. Ditën tjetër mësuesi i thotë:
- E lexova fjalimin tënd tri herë.Herën e parë m’u duk i mirë, të dytën jo i mirë dhe të tretën shumë i keq.
- Në rregull, përgjigjet i gëzuar kandidati për kryetar.Unë do ta lexojë vetëm një herë dhe kështu do t’ju duket i mirë!
- - - - -
Një fshatare ndalon në rrugë doktorin e fshatit dhe pyet:
- Ç'farë të bëj doktor, që derri im nuk po shëndoshet?
- Nuk është i profesionit im, përgjigjet doktori.Pyesni më mirë veterinerin.
- E mendova, thotë fshatarja.Por ai është i dobët, kurse ju shyqyr Zoti, jeni i shëndoshë dhe do të dini të më jepni një kurrë, që të shëndoshet derri im.
- - - - -
Një zotëri i thotë komshiut të tij:
- Djali juaj më hodhi një gur.
- Të zuri?e pyet babai.
- Fatmirësisht, jo.
- E, atëherë. Nuk ishte djali im.
- - - - -
Hoxha diskutonte një ditë me një mikun e tij të mirat që japin tek njerëzit dielli dhe hëna.
- Në brendësi, thotë Hoxha, hëna është më e domosdoshme se dielli.
- Pse?Pyet miku i tij i çuditur.
- Sepse hëna na ndriçon natën ku kërkohet dritë, kurse dielli na ndriçon në orët që kemi dritë?
- - - - -
Një lyps dënohet për dëmtim të pasurisë së tjetrit.
Kryetari i gjyqit: Nuk ke turp?Shkove në shtëpi të zonjës, i re ziles, zonja ta hapi dhe të dha një copë kek.Dhe t’i në vend që ta falënderosh, i theve xhamin me gurë!
Dhe lypsari përgjigjet: nuk ishte gurë, zoti kryetar!Ishte copa e kekut, që më dha!
- - - - -
Pas buke:
- Do kafe sot?
- Jo!Kam për të vajtur në një mbledhje dhe nuk dua që të humbas gjumin...
- - - - -
Dikur dy njerëz çonin një pjatë të madhe në një pallat me dyqind kate, ashensori ishte i vogël dhe u detyruan të ngjiten nga shkallët.Kur arritën në katin e 199, thotë njëri:
- Do të them një lajm të mirë, i thotë tjetri.
- Jemi në katin e 199.
- Shyqyr zoti!thotë shoku i tij.
- Të të them tani dhe lajmin e keq:
- Hymë, fatkeqësisht, në pallat tjetër.
- - - - -
Mamaja pyet vajzat e saj:
- I latë pjatat?
- Po, po. Unë i lava, thotë Joana.
- Unë i fshiva, - thotë Maria.
- Dhe t'i, Eleni, nuk bëre gjë?
- Unë mblodha copat, mama.
- - - - -
Njërin, që kafshoi qeni, vendosi të shkonte tek doktori, por me shumë vonesë:
- Miku im, i thotë doktori, mendoj që të ka zënë sëmundja e tërbimit. U vonuat që të vinit tek mua dhe gjendja juaj është shumë e rëndë.
Pacienti qëndron menjëherë tek tavolina e doktorit dhe shkruan:
- Ç'farë bëni atje!Çuditet doktori.Nuk ka nevojë të bëni që tani testamentin!
- Ç'farë testamenti!Po bëj një katalog me njerëzit që dua të kafshoj!
- - - - -
Një zotëri shkon në teatër, por papritur e mer gjumi.Në një çast zëri i aktorit (që luante rolin) thotë:
- Jemi dy ditë këtu:
Zotëria kërcen lart dhe siç ishte i përgjumur thotë:
- E tmerrshme!Po fle dy ditë këtu dhe nuk e kam marrë veshë!
- - - - -
Nuk mund të kuptoj, thotë një zonjë tek mikja e saj.Edhe pse burri yt është cingun t’i gjithmonë ke para.Si ia bën?
- Të të them, thotë tjetra.Kur më duhen para, i them që u mërzita, dhe dua që të kthehem tek mamaja.
- Dhe pastaj.
- Ai, çdo herë më jep para për të prerë biletën!
- - - - -
- Djali im është dy vjeç, thotë një shoqe tek tjetra, dhe mund të ngre një peshë prej 5 kg.
- Djalin tim të shikosh!Ngre gjithë komëshinjtë në këmbë dhe është vetëm një vjeç!
- - - - -
Një ditë, dy miq gënjeshtarë diskutonin:
- Në Afrikë ku vajta pardje, pashë që bananet ishin bërë komposto nga nxehtësia e madhe!
- Ajo nuk është gjë para asaj që pashë unë muajin e kaluar në Hollandë kur vajta.Lopët në vend që të nxirrnin qumësht, nxirrnin akullore, nga i ftohti i shumtë që bënte!
- - - - -
Dikush bie në tokë në kohën që po ecte në rrugë.Një i njohur, që kalonte rastësisht andej, i afrohet, kontrollon xhepat e tij dhe pastaj ngrihet dhe tund kokën i mërzitur:
- Vajti ky, vdiq.
- Si e thoni kështu menjëherë?Ankohet një kalimtar: pa bërë analiza si e merrni tjetrin të vdekur.
- E di unë se çfarë them, zotëri.Keni parë ju ndonjë cingun të gjallë, të qëndroj i palëvizur kur i kontrollojnë xhepat.
- - - - -
Punonjësi i distributorit të benzinës pyet një kalimtar, nëqoftëse e di i kujt është qeni, që para disa orësh e shtypi një makinë. Zotëria shikon qenin i menduar dhe përgjigjet:
- Në ngjyrë ngjan me qenin tim, me ndryshim që qeni im nuk ishte pllakë!
- - - - -
Një ditë udhëtonin me tren, ndërmjet udhëtareve të tjerë, një Gjerman dhe një çifut.Ndenjën afër e afër dhe filluan bisedën pas pak Gjermani i thotë çifutit:
- Admiroj shpirtin tuaj tregtar.Do të desha shumë të më zgjidhni këtë sekret?
- E dini, përgjigjet çifuti, ne hamë gjithmonë kokë peshku.Kështu ushqehet mendja jonë dhe përparojmë në tregti.
Në drekë hapën gjellët e tyre që të hanë dhe çifuti nxori nga çanta një peshk dhe një copë bukë. Sapo pa peshkun Gjermani i thotë:
- Të lutem, më jep kokën e peshkut?
- Me gjithë qejf i thotë çifuti, por do të më japësh pesë marka.
- Dakord, i thotë Gjermani, që donte të bëhej sa më shpejt me shpirtin tregtar.
I jep pesë marka, merr kokën e peshkut dhe fillon ta hajë.Pas pak, pyet çifutin sa e bleu peshkun.
- Tri marka, thotë çifuti.
Gjermani i çuditur dhe pak i mërzitur thotë:
- T’i bleve gjithë peshkun tre marka dhe ma dhe mua kokën, pesë!
- Duhet të paguaje më shumë, sepse sapo hëngre kokën e peshkut, u zgjove, i thotë çifuti!
- - - - -
Bënte kaq shumë ftohtë atje ku ishim, thotë një shkencëtar që kishte vajtur në Polin e Veriut, ku qirinjtë kishin ngrirë dhe nuk mund t'i shuanim.
- Gjëra të vogla, përgjigjet shoku i tij.Atje ku ishim ne fjalët që na dilnin nga goja ishin të ngrira, dhe ishin si copa akulli dhe duhet t'i skuqnim, që të merrnim vesh se çfarë bisedonim!
- - - - -
Një çifut është gati për të vdekur.Thërret njerëzit e tij të afërm dhe u thotë:
- Sara, gruaja ime, ku je?
- Këtu, Levi im, në krahun tënd.
- Dhe t’i Jakur, djali im?
- Këtu jam baba.
- Dhe t’i Rebeka, vajza ime?
- Dhe unë babë këtu jam...
- Të gjithë këtu?Atëherë kush dreqin është në dyqan?
- - - - -
Një grua vajti të bëj një vizitë në një spital psikiatrik.Në kohën që drejtori i tregonte spitalin, gruaja shikon në kopsht një zonjë, me shikim të egër u tremb.
- Zoti drejtor, i thotë, ajo gruaja më duket shumë e rrezikshme!Pse e lini të shëtisë e lirë?Përderisa jeni drejtor këtu, nuk është nën drejtim tim sepse nuk është paciente e spitalit.
E dini, i thotë, është gruaja ime!
- - - - -
Mendimi melankolik i një poligloti:
“Zoti im, duhej të harxhoja vitet më të mira të jetës sime, që të mësojë tetë gjuhë të huaja dhe pastaj të martohesh me një grua që nuk të lë të flasësh as edhe një fjalë?”
- - - - -
Përpara sportelit të një banke qëndron një grua me një fëmijë në krah dhe disa dollarë në dorë.Pas pak afrohet tek sporteli dhe pyet punonjësin e bankës:
- Ku t'i ndërroj?
- Tek sporteli përballë, zonjë.
- Si kështu?Në mes të njerëzve?
- Pse turp është?
- Bëhen këto gjëra përpara njerëzve?
- Më falni zonjë, nuk kuptova mirë... Për dollarët nuk bëhet fjalë?
- Ç'farë dollarë?Fëmija... bëri shurrën dhe të pyes ku do ta ndërroj!
- - - - -
Një prift bën një vizitë në brendësi të xhunglës në një fshat ku jeton një fis indianësh dhe gjen kryetarin e fisit duke i rënë tam-tamit.
- Ç'farë ka ndodhur, e pyet prifti.
Dhe kryetari i fisit pa ndaluar i përgjigjet:
- Nuk kemi ujë.
- Kuptova.I lutesh zotit që të dërgojë shi?
- Jo.I lutem që të dërgoj ndonjë hidraulik.
- - - - -
Sotiri ishte një fshatar që për herë të parë shkonte në qytet.Mendoi që të shkoj në teatër.Shkoi dhe preu një biletë dhe duke hyrë në hyrjen e teatrit një zotëri i merr biletën, ja gris dhe i kthen gjysmën. Kthehet përsëri prapa, dhe pret një tjetër biletë.Përsëri zotëria ia gris dhe i kthen gjysmën.Shkon pret një tjetër biletë.Një zotëri, e shikon, dhe e pyet:
- Pse zotëri, prisni kaq bileta?
Prisni dhe të tjerë?
- Nuk shikoni atje në hyrje, një i çmendur që mi gris, kur vete të futem brenda?
- - - - -
Një makinë shtyp në rrugë një grua plakë.Shoferi shkon i tronditur në shtëpinë e të ndjerës dhe kërkon të flasë me dhëndrin e plakës:
- Një aksident zotëri!... I thotë.Shtypa me makinën time vjehrrën tënde!
Dhe ai përgjigjet:
- Sa të detyrohem, njeriu im i mirë!
- - - - -
Një motoçiklist e çojnë në postën e policisë sepse kishte shkelur rregullat e qarkullimit rrugor dhe i tha një polici që je gomar.
- Domethënë nuk mund t’i them një polici gomar?pyet motoçiklisti.
- Sigurisht jo.
- Nuk do t'ju bezdiste që në qoftë se një gomar e quaj polic, kështu nuk është?
- Jo në qoftë se kjo të gëzon, buzëqesh polici.
Motoçiklisti kthehet nga polici që e kishte kapur dhe i thotë:
- Mirupafshim polic!
- - - - -
Një diktatori i kanë vënë maskën e oksigjenit, sepse është gati për të vdekur.Pranë krevatit qëndron njeriu që ishte dora e djathtë e tij, lotët e të cilit rrjedhin pa pushim.Diktatori i kap dorën.
- Mos u mërzit kaq shumë, i thotë.Dua të dish, se si shkëmbim të besnikërisë tënde ndaj meje, unë të lë, të gjitha se çfarë kam.Paratë, makinën, aeroplanin, vilën, anijen... të gjitha.
- Faleminderit, faleminderit, i thotë.Jeni shumë i mirë me mua.Shyqyr të kisha edhe unë mundësinë të bëja diçka për ju!
Diktatori ngrihet pak dhe i thotë:
- Po. Hiq këmbën nga tubi i oksigjenit...
- - - - -
Në kohën e monizmit,kur po xhirohej një film në një fshat ,ndodh kjo ngjarje,hyn kryetari i këshillit dhe thotë:më vjen zor,biles shumë zor,se kjo që do t'ju them është një budallak,por ju nuk duhet të bëni gjëra,pa na pyetur ne të këshillit!
Gomari që keni përdorur ju për filmin,nuk bën.Gomari i përket një njeriu që ka qënë shtatë vjet në burg.Ne,të zotin e gomarit e trajtojmë si njeri të deklasuar.
Ata shqyen sytë dhe ja plasën gazit.Atij nuk i erdhi mirë.E di që është për të qeshur,por këto janë me bela-u tha.
Gomari është gomar,i thanë.Nuk ka as emër,as lidhje me luftën dhe socializmin.
Ç'na duhet ne i zoti?!!
- - - - -
Zonjë, i thotë kryetari i gjyqit, kërkoni ndarje nga burri juaj, sepse sillej shumë ashpër me ju.
Ja më shpjegoni:
- Para disa ditësh u zumë, zoti kryetar, siç ndodh në të gjitha çiftet.Dhe e dini se ç'farë bëri që të hakmerret?
- Të dëgjoj.
- Shkoi menjëherë dhe më bleu tre kostume.
- Dhe ju e quani këtë ashpërsi?
- Ç’njerëzore, zoti kryetar.Mi dha kostumet dhe pastaj më mbylli në një dhomë, që nuk kishte pasqyrë!
- - - - -
Ndërmjet dy miqve:
- Pa mendo, i dashur, sikur të mos ishte gruaja ime, do të më kishin vjedhur.
- Vërtet?Dhe si ndodhi?
- Ja, tani që kthehesha në një gushticë, më ndaloi njëri me një pistoletë.Ngre duart lart dhe kontrollon xhepat e mi...
Shyqyr që gruaja ime i kishte kontrolluar më përpara se ai.
- - - - -
Thanasi është kontrollor i një prone.Një ditë e thërret pronari i tij.
- Dëgjo, Thanas.E di besimin që kam tek ty.Dua diçka nga ty.Tani kohët e fundit shikoj vajzën time shumë të shqetësuar dhe një më dy shkon tek prifti.Dua të mësosh se çfarë ndodh.Tani që do të kaloj prifti, t’i do hipësh në fik që të fshihesh dhe kur të jenë poshtë fikut do të dëgjosh se ç'farë do të thonë.
Dakord?Merr dhe një pesëdhjetëshe për mundimin tënd.
Thanasi merr pesëdhjetëshen dhe bën ashtu siç i thotë pronari.Pas pak, siç është lart në fik shikon priftin dhe vajzën që afrohen.Qëndrojnë poshtë fikut dhe vajza thotë:
- Patër, nuk di se ç'farë të bëj... Si të ta them?
- Thuaje fëmija im.Mos u vështirëso nga mua.
- Si të ta them?... Pres fëmijë.
I tronditur Thanasi hidhet nga fiku dhe bërtet:
- Kurrë, kurrë, me asnjë mënyrë.Me një pesëdhjetëshe doni të më ngarkoni fëmijën?
- - - - -
Petraqi është 12 vjeç.Babai i tij merr vendimin që t’i mësoj disa gjëra, që të ketë në mëndje disa vështirësi të jetës.Dhe një darkë fillon bashkë me të të bisedojnë:
- Dëgjo Petro.Këtë herë nuk do të flas si babai yt, por si shok.Je i madh tani dhe duhet të mësosh disa gjëra.E di, djali im, që në moshën tënde të ngacmojnë disa gjëra.Të themi, shikon të mëdhenjtë që pinë cigare dhe do të bësh edhe t’i të njëjtën gjë.Meqënëse nuk ke para dhe trembesh mos të shikojnë, të themi, merr fshehurazi cigare, shkon dhe fshihesh, pi cigaren, trembesh, bëhesh nevrik. Ajo ndikon në shëndetin tënd.Nëqoftëse do ndonjë herë të pish cigare, të më thuash hapur dhe sinqerisht dhe unë do të të jap.
Na urdhëro, merr po të duash.
- Faleminderit, baba, thotë Petraqi, cigaren mbaje, nuk e dua.
- Shumë mirë, djali im.E kupton që je akoma i vogël.Ke të drejtë.
- A, jo nuk është ajo.Kam gjashtë muaj që e kam prerë cigaren!
- - - - -
Në një urë të Londrës një grua vajti që të hidhej në lumë.Në kohën që vajti që të hidhej, një polic thërret:
- Mos...Mos u hidhni.
Gruaja ndalon dhe pyet me çudi policin:
- Pse të mos të hidhem?Se dua më jetën.
- Pse do të hidheni tani, unë do të jem i detyruar që të të shpëtoj.Do të marr ndonjë ftomë dha fatkeqja gruaja ime nuk do të kujdeset për fëmijët, por për mua.Dhe kështu mund të sëmuren fëmijët.E kuptoni se ç'farë të keqe mund të na bësh.
- Keni të drejtë.Përgjigjet në mënyrë melankolike gruaja.Keni të drejtë.Do të kthehem më mirë në shtëpinë time.
- Është gjëja më e mirë që mund të bëni.Në shtëpi nuk do t'ju pengoj ndonjë që të vareni në litar!
- - - - -
Punonjësi i thotë drejtorit:
- Zoti drejtor, më falni.Marr guximin që të të kërkoj rritje të pagës.E dini... unë nuk do të guxoja, por gruaja ime këmbënguli...
- Mirë, mirë.S'ka gjë.Do të pyes edhe unë timen, ç'farë mendimi ka.
- - - - -
Bashkë me djalin e saj të vogël një fshatare hyn në një dyqan që shesin rroba.Kërkon një uniformë për djalin dhe e provon.Djali e vesh dhe i ri shumë mirë, sikur të ishte prerë në metrat e tij.Mamaja vendos që ta blej, dhe pyet:
- Nuk më thoni...Jeni të sigurt, që do ta vesh vite të tëra dhe pastaj do t’i jap t’i vesh edhe vëllait më të vogël.
Disa minuta më vonë fillon të bjerë shi.Shiu bie pa pushim dhe rrugët mbushen me ujë.Pak më vonë del dielli dhe gruaja bashkë me djalin rikthehen në dyqan.Duart e djalit dalin nga bluza gati një pëllëmbë dhe panteloni është shkurtuar shumë.Tregtari shikon klientët e tij, ngeli i befasuar për një çast dhe pastaj thotë:
- Ooo, vogëlushi im.Pa shiko sa u rite!!!
- - - - -
Në gjykatë:
- Je dënuar ndonjë herë i pandehur?
- Po zoti kryetar.
- Kur?
- U...këtu e shtatë vjet.
- Që atëherë jeni dënuar herë tjetër?
- Jo, zoti kryetar. Kurrë. Asnjë herë.
- Hm... Të të besoj?Dhe ç'farë bëje gjithë këtë kohë?
- Isha në burg, zoti kryetar.Kam vetëm dy ditë që kam ndalë.
- - - - -
- Ç'farë të bëri më shumë përshtypje në Venecia?
- Venecianët janë të mrekullueshëm.Qyteti i tyre është i përmbytur dhe ata këndojnë!
- - - - -
Dy miq bisedojnë në rrugë.
- Ç'farë bën gruaja jote?
- Lëre, vuan e shkreta.Vuan shumë dhe fajin e kanë idetë e saj.
- Idetë e saj?
- Po.Ka mendimin që vesh këpucë me Nr. 37, kurse në realitet numri i saj është 39!
- - - - -
- Vini bast, thotë njëri në kafene, që unë mund të kafshoje syrin tim?
- Të gjithë e shikojnë me çudi, dhe të tjerë nxitojnë që të vënë bast.Ai indiferent nxjerr syrin e majtë që e ka artificial e sjell në gojë dhe e kafshon.Të gjithë humbasin bastin.
- Dhe tani, thotë duke buzëqeshur, kush vë bast se unë mund të kafshojë edhe syrin tjetër?
Nuk kishte mundësi që dhe syri tjetër të ishte artificial?Si do të shikonte atëherë.Kështu të gjithë nxitojnë që të vënë bast i cili është dyfishi i të parit.I qetë dhe buzagaz zotëria i panjohur heq protezat e dhëmbëve, i sjell në syrin tjetër...dhe e kafshon.
- - - - -
Gjyshja vete në shkollë që të takojë nipin e saj.
- Ç'farë doni zonjë e pyet mësuesi?Dua të takoj nip tim Tom Xhon.
- Hm!Po, pak më përpara më kërkoi leje që të shkojë në varrimin e gjyshes së tij!
- - - - -
Pak më përpara se të ekzekutonin të pandehurin:
- Cila është dëshira juaj e fundit:
- Dua luleshtrydhe.
- Luleshtrydhe?Në mes të dimrit ku t’i gjejmë, ato dalin në pranverë.
- S'ka gjë, thotë i pandehuri, mund të pres!
- - - - -
Një amerikan që merrej me problemet që ka popullsia bën vizita në disa qytete të Amerikës.Një ditë shikon një Indian të shtrirë në mes të rrugës.
- Pse, mor mik, nuk gjen një punë?i thotë amerikani.
- Për ç'farë arsyeje?përgjigjet Indiani duke buzëqeshur.
- Pse, thotë amerikani i çuditur, të gjesh punë, do të mundje të mblidhje para dhe t’i vesh në bankë.
- Pse?pyeti Indiani.
- Pse që më vonë të mos punosh më.
- Mos punoj tani?thotë indiani duke buzëqeshur.
- - - - -